Tu e lexu qitash
Studimi: Përdorimi i terapisë hormonale për afirmim gjinor, i ndërlidhur me depresion më të ulët te të rriturit transgjinorë

Studimi: Përdorimi i terapisë hormonale për afirmim gjinor, i ndërlidhur me depresion më të ulët te të rriturit transgjinorë

Terapia hormonale për afirmimim të gjinisë, sipas një studimi të ri, mund t’u ndihmojë pacientët me shëndetin e tyre mendor, si dhe me trupin e tyre.

“Pacientët transgjinorë, jobinarë dhe me gjini diverse të cilëve u janë përshkruar hormonet kishin një rrezik 15 për qind më të ulët nga simptomat e depresionit të moderuar deri në të rënda gjatë katër vjetëve të përcjelljes, krahasuar me të tjerët që nuk i ishin përshkruar hormone”, tha në një përgjigje me shkrim autori kryesor i studimit, Dr. Sari Reisner, profesor i asociuar i epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik pranë Universitetit të Michigan.

Studimi analizoi të dhënat e 3.592 pacientëve të dy qendrave shëndetësore federale të kualifikuara të komunitetit në Boston dhe New York dhe hulumtoi ndërlidhjen mes përshkrimit të terapisë hormonale dhe rezultateve të pyetësorit të shëndetit të pacientit, të cilët treguan nivelet e tyre të depresionit.

Pjesëmarrësit që morën terapi hormonale kishin rrezik dukshëm më të ulët të simptomave të depresionit të moderuar deri në të rënda gjatë katër vjetëve të përcjelljes së tyre, thuhet në studimin e botuar të hënën në revistën shkencore JAMA Network Open.

Burimi: CNN 

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top