Mijëra protestues në rrugë pasi Hungaria miraton ligjin që ndalon Paradën e Krenarisë

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të Hungarisë, Budapest, për të protestuar kundër ligjt që ndalon marshet e Paradës së Krenarisë së dylberave.
Partia Fidesz, që u lavdërua së fundmi nga Donald Trump, paraqiti një projekt-ligj në parlament të martën (18 mars) për t’i ndaluar efektivisht marshet e Paradës së Krenarisë në Hungari. Projekt-ligji kaloi me shpejtësi. E ligji i ri parasheh gjoba deri në 200,000 forinta (rreth 500 euro) për organizatorët e Budapest Pride dhe cilindo pjesëmarrës, duke u thirrur te legjislacioni që pretendon se parada mund të jetë tubim “i dëmshëm për fëmijët”.
Ligji lejon policinë të përdorë teknologjinë e njohjes së fytyrave për ta targetuar e gjobitur këdo në marshet e Paradës së Krenarisë.
Kryeministri Viktor Orbán shkroi në X/Twitter, ku e lavdëroi miratimin e ligjit dhe u shpreh se nuk do ta lejojë ideologjinë progresiste “t’i rrezikojë fëmijët”.
Orbán, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2010, ka udhëhequr degradimin e të drejtave të dylberave në vend vitet e fundit. Në vitin 2020, Hungaria hoqi njohjen ligjore të personave trans dhe një vit më pas ligjvënësit ndaluan “propagandën LGBTQ+” për moshat nën 18 vjeç.
Sipas faqes së vlerësimeve të barazisë Equaldex, Hungaria tani ka një vlerësim prej vetëm 51 nga 100 pikë në indeksin për të drejtat e dylberave.
Burimi:Pinknews