Ian McKellen aktorëve të mbyllur: Dilni hapur! Shijoni rrezet e diellit!

Aktori Ian McKellen, në së fundi me The London Times, tha se i vjen keq për aktorët e tjerë që mendojnë se nuk mund të dalin hapur si dylbera. Ylli i filmave “X-Men” dhe “Lord of the Rings” ka qenë një nga aktorët më të spikatur gej për dekada të tëra. Ai doli hapur publikisht në vitin 1988 në moshën 48-vjeçare gjatë një interviste në radio në BBC. Ai tani po u kërkon artistëve të tjerë që të mos e mbajnë sekret identitetin e tyre seksual.
“Kurrë nuk kam takuar kurrë dikë që ka dalë hapur e që u pendua”, tha McKellen. “Më vjen keq për çdo person të famshëm që mendon se nuk mund të dalë hapur. Të jesh në dollap është budallallëk – nuk ka nevojë për këtë gjë. Mos i dëgjoni këshilltarët tuaj, dëgjoni zemrën tuaj! Dëgjoni miqtë tuaj gej që dinë më mirë! Dilni hapur! Shijoni rrezet e diellit”, tha ai.
McKellen theksoi se nuk ka pasur kurrë fitues haptas gej te çmimet Oscar për çmimin “aktori më i mirë”, as nuk ka pasur kryeministër haptazi në Mbretërinë e Bashkuar apo futbollist të Premier League.
“Nuk mund t’ju them se sa aktorë të rinj i njoh – disa të njohur, disa që sapo kanë filluar – të cilët janë të tmerruar se seksualiteti i tyre do të zbulohet dhe se do t’i pengojë ata të vendosen në role të personave heteroseksualë”, tha fituesi i Oscar. “Tani kjo është e tmerrshme… Unë mund të mendoj për të paktën katër aktorë që e fshehin tërësisht seksualitetin e tyre. Është e dhimbshme sepse kanë frikë se mos po zbulohen. Dhe ata thonë kështu: ‘Nuk dua të më zbulojnë’”.
Burimi: Variety