Tu e lexu qitash
Këtë 8 mars, marshum për njana-tjetrën

Këtë 8 mars, marshum për njana-tjetrën

8 marsin sivjet e shënum me nji thirrje për solidaritet mes grave edhe solidaritet me gratë – kena marshu për njana-tjetrën. Dita Ndërkombëtare e Gruas, që i ka rrajt te betejat e grave punëtore në fillim të shekullit XX, paraqet luftën tonë t’vazhdueshme kundër patriarkatit, shfrytëzimit ekonomik edhe shtypjes sistematike.

N’Prishtinë n’marshin e organizum prej kolektivit Marshojmë S’festojmë, e kemi nxanë hapsinën publike nën parullën “Marshojmë për njana-tjetrën”. Rrugët e Prishtinës u mbushën me qindra njerëz që kanë bo thirrje për liri e drejtësi për gratë e çikat, tu i theksu kërkesat urgjente për mi dhanë fund dhunës me bazë gjinore, pabarazisë ekonomike edhe diskriminimit sistematik.

Marshi i ndërthuri edhe identitetet queer, tu e pohu faktin që asnji luftë për liri nuk mundet me u nda prej tjetrës. Me motivin “për njana-tjetrën” u vendos n’pah randësia e bashkimit mes grave. E ky solidaritet merr formë t’plotë kur, krah për krah me gratë, patriarkatin heteronormativ edhe shtypjen ekonomike e luftojnë edhe krejt tjerët që s’janë gra. Marshueset e kanë sjellë n’vëmendje edhe solidaritetin me Palestinën edhe krejt popujt e shtypun – tu e kërku çlirimin e popujve t’tanë që jetojnë n’robni.

N’Kosovë e n’Ballkan, aktivistet feministe edhe queer e shfrytëzojnë ketë ditë për me i shty përpara betejat e grave, veçanërisht t’atyne që jon’ t’margjinalizume – gratë lezbike, biseksuale, transgjinore, ashkalike, rome, egjiptiane, me aftësi të kufizume edhe atyne që jetojnë n’varfni e papunësi. Kjo ditë na shërbej për me ngritë zanin për krejt ato që nuk munden me marshu me ne edhe me lypë ndryshime strukturore në nji shoqni që osht’ thellsisht patriarkale!

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top