Administrata Trump ankohet ndaj gjyqtares lezbike që e quajti “qesharake” politikën anti-trans

Administrata e presidentit Donald Trump e ka akuzuar gjyqtaren e distriktit, Ana Reyes, për “keqpërdorim armiqësor dhe skandaloz” pasi Reyes sfidoi ndalesën e shërbimit të personave trans në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Në urdhrin e presidentit Trump thuhet se ushtria amerikane është “e prekur nga ideologjia radikale gjinore”. Në të pretendohet se personat trans janë të papërshtatshëm nga pikëpamja mjekësore për të shërbyer në ushtri dhe se “nuk i përmbushin standardet rigoroze të nevojshme për shërbimin ushtarak”.
Në seancën dëgjimore që u mbajt në Washington DC të martën (18 shkurt) për të kundërshtuar urdhrin ekzekutiv të Trump, i cili çoi në ndalimin e shërbimit të ushtarakëve transgjinorë nga Departamenti i Mbrojtjes, gjyqtarja e distriktit Ana Reyes e përshkroi gjuhën anti-trans të presidentit si “biologjikisht të pasaktë” dhe “sinqerisht qesharake”.
“A mendoni se përdorimi i përemrit në bazë të preferencës nga një grup i vogël njerëzish ndikon në aftësinë për t’u përballur me luftime? Ma shpjegoni se si ndikon kjo [në gatishmërinë ushtarake]. Sepse nuk ndikon. Sepse cilado qenie njerëzore racionale e kupton se kjo nuk ka ndikim”, tha Reyes.
Avokatët e administratës kanë parashtruar ankesë disiplinore kundër gjyqtares Reyes, duke pretenduar se ajo ka përdorur shprehjen WTF (What The Fuck) dy herë gjatë seancës. Gjyqtarja Reyes tha gjatë shqyrtimit gjyqësor se nëse ushtria dëmtohet nga përdorimi i përemrave, atëherë ajo është jo-kompetente.
Ajo tha po ashtu se është biologjikisht e pavërtetë se ekzistojnë vetëm dy sekse, duke qenë se ekzistojnë personat interseks – të cilët nuk përputhen me as karakteristikat seksuale të meshkujve e as të femrave.
Burimi: Pinknews