Thirrje e hapun – QUEER CINEMA AS RESISTANCE

Thirrje e hapun për pjesëmarrës/e që jetojnë n’Kosovë, Egjipt, Tunizi, Greqi, Austri dhe n’Gjermani!
Shkëmbimi rinor “Kinemaja Queer si Rezistencë ” (Queer Cinema As Resistance Youth Exchange) osht’ program i mësimit praktik për krijimin e filmave queer si mjet i rezistencës kundër shtypjes.
Kemi me punu bashkë me kamera, drita e montazh, me kqyrë filma dhe me i tregu storiet që gjithmonë kemi dashtë mi tregu kundër gjithçkaje që na shtyp.
Për me marrë pjesë nuk t’duhet me pasë përvojë në filmbërje!
Po ashtu kemi me u kujdesë për njoni-tjetrin e njona-tjetrën, me jetu n’komunitet edhe me balancu aktivizmin e pushimin.
Kemi me jetu me nji vend t’bukur afër natyrës.
Datat: 17-23 Maj 2025 tu i përfshi edhe ditët e udhëtimit
Vendi: Hitzacker, Saksoni e Ulët, Gjermani
Aplikimet miratohen vazhdimisht deri kur plotësohen krejt vendet e lira, kështu që sigurohu që me apliku sa ma herët për mos me humbë mundësinë për me kon’ pjesë e kësaj përvoje!
Këtë mundësi, Dylberizm po e ofron me partnerët:
Critical Queer Solidarity Berlin
Mawjoudin Tunisia
Change multipliers Greqi
SCI Austria