Tu e lexu qitash
Ushtarët britanikë po bënin performancë drag. Papritmas u shfaqën nazistët

Ushtarët britanikë po bënin performancë drag. Papritmas u shfaqën nazistët

Ku ka më mirë se t’i mundësh nazistët sa je veshur në drag në kohë feste?

Ata do të luftojnë në plazhe, e në pista, ata do të luftojnë në fusha… dhe në veshje drag.

Ishte kohë Krishtlindjesh në vitin 1940, kur fotografi John Topham shkrepi sërë fotosh spontane të Baterisë* Mbrojtëse Bregdetare të Artilerisë Mbretërore në Shornemead Fort, Kent – veshur kokë e këmbë me veshje të grave, duke u përgatitur për performancë në një festë bamirësie.

Teksa Topham po iu bënte fotografi ushtarëve, ra alarmi bregdetar, duke i lënë ushtarët të kacavirreshin deri te stacionet e tyre të betejës, ndërsa ishin ende me veshje drag – për t’u përballur me bombarduesit Luftwaffe që po afroheshin. Në përshkrimin e fotografive, në një nga librat e shumtë të Topham, thuhet: “Ata ishin në mes të provave kur u dëgjua një alarm. “Jerry”, ashtu si Time, nuk e pret askënd, kështu që provat u ndërprenë, ndërsa u vendos kontakti me baterinë”.

Ushtarët nxituan furishëm shkallëve përpjetë për te stacionet e tyre të luftës për t’u përballur me kërcënimin nazist. Teksa fustanet e tyre i përplaste era, ata filluan të përdorin armën detare BL 6-inçshe MK VII – të gjitha këto në kohën kur fotografi u largua.

Publikimi i fotografive u ndalua menjëherë. Ka një histori të gjatë të shprehjes artistike në ushtri. Për mijëvjeçarë, ushtarët e kanë shprehur mërzinë e pritjes së tyre në mënyra kreative. Ushtarët romakë vizatonin simbole fallike* në Murin e Hadrianit e ushtarët grekë të mërzitur gdhendën mbishkrime të tilla si “Kot e kafshon” (ekuivalenti i lashtë i “arrë e vështirë për t’u thyer”) në shkëmbinjtë që i hidhnin me katapultë.

Por, ka po ashtu edhe histori të gjatë të shtypjes. Sipas “The Telegraph”, fotot e Tophamit e tronditën Ministrinë Britanike të Informimit, nga frika se “këto imazhe të veçanta mund të minonin moralin duke krijuar përshtypjen se ushtarët britanikë nuk ishin aq burrërorë sa do të dëshironte publiku”. Ata gjithashtu kishin frikë se publikimi i fotove do t’i ndihmonte propagandës naziste.

Tek në vitin 2018 fotografitë u rizbuluan dhe falë mediave sociale ato kanë qarkulluar që atëherë. Sepse nuk ka asgjë më të fortë se t’i rrëzosh nazistët veshur në drag… në festën e Krishtlindjeve!

Terminologji

Bateri: [Njësi që përdor armë me madhësi dhe kalibra të ngjashëm brenda një ushtrie]

Fallik: [Që ka, i ngjan apo lidhet me formën e penisit]

Burimi: Historynet

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top