Tu e lexu qitash
Bojkoto Kadare Bar & Books! Prishtina osht’ e krejtve!

Bojkoto Kadare Bar & Books! Prishtina osht’ e krejtve!

Me secilin refuzim, me çdo faturë t’fryme, e me çdo arsyetim për mos me na shërby neve, Kadare Bar & Books n’Prishtinë e ka bo t’qartë qëndrimin e tij: dylberat nuk janë t’mirëseardhun.

Mbi 10 raportime kanë ardhë te na, storie të njerëzve që janë refuzu n’forma t’ndryshme, ku çmimet janë fry n’mënyrë misterioze edhe shpjegimi u kon’ “mos hajdeni prapë, se pronari nuk i don dylberat”. Ky nuk osht’ keqkuptim. Kjo nuk osht’ pa hiri. Kjo osht’ strategji e përjashtimit edhe e diskriminimit që shitet si model biznesi n’qendër t’Prishtinës.

Mesazhet e audiencës tonë tregojnë se po përdoret strategji përjashtuse tu i neglizhu e tu i trajtu njerëzit ndryshe shkaku i dukjes t’tyne. Kur pronari dyshon se ka geja ose lezbike n’nji tavolinë, ai i detyron kamerierat ose me jau rritë çmimet e pijeve ose me ju thanë se nuk e kanë pijen që ata/ato e porosisin.

Dy mesazhe që i kemi marrë kanë tregu se punëtorët e lokalit i kanë kërku që mos me ardhë mo n’Kadare n’emër t’pronarit i cili nuk don me pasë dylbera n’lokal. Dy lexues na kanë kallxu se ja kanë rritë çmimet e pijeve, dy se nuk i kanë lanë me hi n’lokal edhe njo që bari nuk i mirëpret “posterat për geja”. Disa prej personave që na kanë shkru kanë thanë se pronari osht’ homofob dhe se prej fillimit Kadare Bar e ka pasë politikë që mi largu dylberat prej lokalit.

Na refuzojmë me e dhanë qoftë edhe nji cent për ata që besojnë se na duhemi me u mshefë, me shujtë e me u zhdukë! Bizneset që përfitojnë tu e përdorë diskriminimin si mjet nuk kanë vend n’komunitetin tonë! Kjo nuk vlen veç për Kadare Bar & Books, po për çdo biznes që e sheh ekzistenën tonë si diçka që mundet me u mohu sipas qefit t’tyne. Na refuzojmë me financu përjashtimin tonë.

Bojkoto Kadare Bar & Books! Mos shkel as n’pragun e tyne. Mos e le shoqninë, ma t’dashtunit e tu e as komunitetin ton’ me e mbshtetë urrejtjen e tyne. Shkruj komente (reviews) n’vendin e tyne n’Google edhe kallxoje diskriminimin e tyne! Hekja pëlqimet (likes) n’Facebookun e tyne edhe ndjekjen (follow) n’Instagram. Bone t’ditun që dyrt e tyne jon t’msheluna për neve edhe le t’zbrazen tavolinat e përjashtusve.

Kadare Bar & Books mundet me kërku falje publike ndaj neve edhe me e ndrru qasjen ose ka me përfundu i harrum, si çdo vend tjetër përjashtues që historia me t’drejtë e ka braktisë.

Kjo nuk o veç paralajmërim. Ky osht’ premtim.

Prishtina osht’ e krejtve!

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top