Mos i voto homofobat
Si asnjiherë dej tash, dylberat e gratë jon bo shënjestër e grupeve konservatore, anti-gjinore e të djathta, që po tentojnë me ardh n’pushtet n’kurriz tonin, tu bo thirrje përçarëse n’tona anët.
Sot ma shumë se kurrë, gratë, dylberat, grupet tjera t’shtypuna, krejt ata e ato që e dojnë nji t’ardhme ma t’mirë ku triumfon barazia, duhemi me u bashku në rezistencë e mos me leju që të drejtat tona bazike me u shtypë prej homofobave, mizogjenëve e seksistave në pushtet.
Përgjatë kohës së fushatës zgjedhore, edhe Dylberizm po e bon fushatën e vet. Qëndroni me ne përgjatë ktyne javëve me u informu, me reagu e me u bashku në mobilizim kolektiv të çmontimit të homofobisë, transfobisë, mizogjinisë e patriarkatit që po na përplaset çdo ditë ftyrës.
#MosIVotoHomofobat