Tu e lexu qitash
Vendosa me i shkru se nuk mujsha mo

Vendosa me i shkru se nuk mujsha mo

E kom taku nji vajzë. Fjalë e madhe, n’fakt krijova shoqni me nji vajzë të moshës teme. U kon’ tepër e bukur, tepër e sjellshme edhe pavarësisht se nuk e pranojsha asnjiherë, çdo mesazh i saj, çdo fjalë e saj, mi bojke fluturat n’bark. 

N’qat pikë, veçse e kuptova që me krejt qato që i thirrsha simpatia, n’fakt dojsha ma shumë me to. Qata me 14 vjet e kom pasë daljen teme hapun për herë t’parë mas shumë t’qajturave e ballafaqimeve t’ndryshme me qysh mundem me kon’… Kështu, e pranova veten ashtu si jom. 

Pas nji viti shoqni ajo dul haptas te une me nifar forme. Ja vlen me cekë që atëherë veçse e kisha pranu veten, po nuk ju kom hapë tjerëve. Mu duk si njëfarë lloj sinjali, si shenjë prej zotit (ironike nime), edhe ja shpreha pëlqimin — gjo që asaj nuk ju duk aspak seriozisht. Nuk e di a thjesht nuk dojke me pranu që ka mundësi që unë me pasë pëlqim për to apo thjesht she wasn’t gay (as sot s’e di). 

Mas asaj dite fillum me shkëmby ma shumë fjalë edhe ja nisëm pak me bo hajgare demek jena bashkë, po n’fakt ajo mu m’pëlqejke përnime. Madje edhe filloj me mu dukë që nashta edhe asaj i pëlqejsha tu u bazu në disa veprime t’saj. U bonëm shumë shoqe t’ngushta, folshim për ditë po diqysh mu mu dukke vetja shumë ma e lidhun se ajo n’qat shoqni. Mu dukke vetja që po jap shumë ma shumë, ton kohën jom kon’ tepër e shqetësume për to. 

Edhe pse jemi kon’ t’njejtës moshë tash kur e menoj e kemi pasë nji diferencë goxha t’madhe n’pjekuri. Po n’fund t’ditës ato gjona priten prej nji adoleshenteje, nejse… Masi mu duk që unë jom me njifarë mënyre shumë ma e dedikume, vendosa mu distancu pak, me pa a po munohet edhe ajo pak, a po vendos me m’shkru mu e para, pavaresisht pse mendt te ajo non stop i mbajsha. 

Shkoj nji ditë, u bon dy, u bon tri e u bo edhe nji javë. Vendosa me i shkru se nuk mujsha mo. Kur hina te mesazhet e pash që para gjysë ore ma kish bo bllok gjithkah, pa kurrfar shpjegimi. Nuk kisha as ku me i shkru. Krejt çka kom bo atë natë osht’ veç kom kajtë, kom kajtë, kom kajtë. Hala m’duket nuk kom përjetu qasi thymje t’zemrës si atëhere. U pata kon shumë e thyme. E pata hupë edhe nji shoqni që e kom pasë afër zemrës atë natë. 

Mas nji jave i shkruva përmes ni accounti tjetër që kish harru me ma bo bllok. Pi shkruj une, pe pyti: qysh osht’ çka u bo e “çka ka ndodhë?!”. Tha thjesht jemi distancu shumë. Tha nuk kom pse me vazhdu me folë me ty. Unë nuk i thash sen, për faktin që nji herë n’jetë t’vet kish mujtë me u shqetësu pak edhe me ma dergu ni mesazh. Po e shpjegova veten kishe isha shumë e nxanun, asaj prapë s’i interesojke. E masanej e kuptova që mrapa shpinës teme ton kohën ish kon’ tu bo hajgare e tu ju tregu shoqnisë t’vet sa privilegj i madh i saj osht’ tu ja lujtë ni qikës që e pëlqen ata. E sot mas katër vjetëve e kom pa prapë atë person e me shumë kënaqësi e thom që life gets better edhe njerëzit nuk kanë me pasë t’njejtin efekt te ti. Krejt çka ndjeva ke neveri për to. 

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top