Erdogan nis “Vitin e Familjes” me një sulm ndaj komunitetit LGBTIQ+
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, iu ka kthyer qëndrimeve të kahershme të tij për dylberat, duke portretizuar lëvizjen LGBTIQ+ si pjesë e një komploti të huaj që synon ta dëmtojë vendin.
“Përgjegjësia jonë e përbashkët është që t’i mbrojmë fëmijët dhe të rinjtë tanë nga tendencat e dëmshme dhe ideologjitë perverse. Tendencat kulturore neoliberale po i kalojnë kufijtë dhe po depërtojnë në të gjitha anët e botës,” tha ai para publikut në Ankara. “Ato bëjë që të fitojnë terrenin LGBT dhe lëvizjet e tjera”.
“Caku i politikave të neutralizimit gjinor, në të cilat LGBT përdoret sikur armë, është familja. Kritikat ndaj LGBT-së heshtin menjëherë, ashtu si kritikat legjitime ndaj Sionizmit. Kushdo që mbron natyrën dhe familjen i nënshtrohet një shtypjeje të rëndë.”
Pavarësisht se shpesh e shmang ballafaqimin me publikun në Turqi, komuniteti LGBTIQ+ është një nga caqet kryesore të qeverisë dhe mbështetësve të saj në vitet e fundit.
Burimi: AP