Udhëzimet e reja kishtare: Burrat gej mund të bëhen priftërinj katolikë
Burrave gej tani do t’iu lejohet të trajnohen si priftërinj brenda Kishës Katolike Romake, me kusht që të përkushtohen për beqari, sipas udhëzimeve të reja të nxjerra nga Konferenca e Peshkopëve Italianë (CIE). Kjo shënon ndryshim të qëndrimit të Papa Françeskut, i cili pati sugjeruar që burrat gej nuk duhet të pranohen në seminare për shkak të rrezikut se do “të bëjnë jetë të dyfishtë”.
Dokumenti i ri, “Udhëzimet dhe Normat për seminaret”, vendos theksin te shmangia e seksit dhe përkushtimi fetar. CIE theksoi gjithashtu se “kur i referohemi prirjeve homoseksuale, është e përshtatshme të mos reduktohet zbulesa fetare vetëm në këtë aspekt, por si për çdo kandidat, të kuptohet domethënia e saj në kuadrin e përgjithshëm të personalitetit të të riut”.
Dokumenti riformulon trajnimin priftëror në një qasje më gjithpërfshirëse, duke u fokusuar në aftësinë e tyre për të jetuar në beqari dhe jo te orientimi seksual. Ky dokument synon që priftërinjtë të zhvillojnë aftësinë për të mirëpritur shmangien e seksit bashkë me përkushtim në lutje “si dhuratë”, “që zgjidhet lirisht” dhe që ta jetojnë këtë lloj jete në mënyrë të përgjegjshme.
Burimi: GCN