As gjatë festave të fundvitit, nuk je vet!
Nuk je vet!
Lexoji këto këshilla edhe ndaji me shoqninë tone dylbera, tu ja u kujtu që nuk jon vet, jon t’dashtun edhe që jemi krejt bashkë n’solidaritet me njoni-tjetrin këtë vit edhe çdo vit tjetër!
Dylbera, urime festat e fundvitit!Fundi i vitit osht’ periudhë e ngarkume emocionalisht – me plot kujtime t’bukra e jo të kandshme, reflektime, plane për vitin e ardhshëm e përjetime tjera. Edhe pse disa prej tyne jon universale si mungesa e më të dashurve, familjes, krahasimi me tjert n’rrjete sociale për mënyrën qysh po festojmë, frika prej borxhit mas shpenzimeve për festa, për neve si dylbera jon edhe disa sfida specifike që na i bjen kjo kohë. Për me iu ndihmu me menaxhu shëndetin e juj mendor gjatë ktyne ditëve, po ju risjellim përgjigjet e Chris Sheridan – psikoterapeut queer nga The Queer Therapist, që në një intervistë për The Gay Times, iu ka përgjigjë tri pyetjeve ma t’shpeshta të dylberave mbi shëndetin mendor në këto ditë të fundvitit.
1. Qysh me kalu mirë me familjen edhe nëse nuk jom i/e hapun tek ata për seksualitetin tem?
Vendosni kufi për informacionin që keni me nda me anëtarët e familjes t’juj. Ju sugjeroj që me i identifiku familjarët që munden me qenë ma t’hapun e me diskutu me ta. Por, osht’ shumë e randësishme që me u kujdesë për mirëqenien e juj e mundësisht me zgjedhë situatën ma t’rehatshme për juve.
2. Qysh me i evitu pyetjet e shpeshta të familjarëve rreth martesës, dashurisë e të tjera?
Si dylbera shpesh jemi objekt i pyetjeve të papërshtatshme, qoftë për gjininë, seksualitetin apo lidhjet tona. Por, nuk e kena borxh me nda detaje për t’cilat nuk jemi rehat. Po ashtu, ju sugjeroj që me i pranu pytjet me qetësi e mos me u përgjigj direkt e n’bazë t’rrethanave, meqë mundemi me lanë hapësinë për familjarët me kriju ide rreth identitetit tonë.
3. Qysh me u kujdesë për shëndetin tem mendor gjatë kësaj kohe?
Fillimisht me kon’ të vetëdijshëm se kjo kohë festash munët me sjellë probleme me shëndetin mendor. Ju rekomandoj që me gjetë mënyra për me u kujdesë për veten, tu kalu kohë me veten – tu ecë, tu shetitë, tu lexu, tu kqyrë filma etj. Po ashtu, osht’ e rëndësishme që me mbajtë kontakt virtual me shoqninë e juj dylbera e aleatë edhe me diskutu me ta për përjetimet e juja edhe në distancë.
Qysh sygjeron edhe Sheridan, nëse situata ju del jashtë kontrollit, osht’ jetike me lyp ndihmë profesionale. Edhe pse këto jon t’mendume për dylberat e SHBA-ve, na mundemi me i përdorë këto këshilla tu i qitë n’kontekstin tonë. Pra, nëse ki nevojë me folë me profesionistë apo thjeshtë me i nda përjetimet e tua, munësh me e kontaktu Linjën e Jetës apo me lypë seanca psikologjike falas te organizatat e dylberave.
Nëse nuk ki kërkon, në Dylberizm munësh me gjetë nji komunitet t’gjanë me t’cilin munësh me u shoqnu.
Nëse ju tu përjetu mendime të vetëlëndimit apo vetëvrasjes, munësh me kontaktu pa pagesë Linjën e Jetës në numrin: 080012345
Nëse ki shqetësime për shëndetin ton mendor edhe don me msu me i menaxhu emocionet ma mirë, munësh me lypë seanca psikologjike pa pagesë prej CEL Kosova dhe CSGD tu i kontaktu përmes rrjeteve t’tyne sociale ose në info@cel-ks.org dhe info@csgd-ks.org.
Gëzuar festat e fundvitit! Urojmë që viti 2025 ka me sjellë gjithçka që ty t’përmbush!
E mos harro, kurrë nuk je vet!