Tu e lexu qitash
Kenia: Një burrë dënohet me 50 vjet burg për vrasjen e një aktivisti dylber

Kenia: Një burrë dënohet me 50 vjet burg për vrasjen e një aktivisti dylber

Bashkëbanori i shtëpisë së një aktivisti LGBTQ+ në Kenia u dënua me 50 vjet burgim për vrasjen e Edwin Chiloba. Të hënën Gjykata e Lartë në Eldoret shpalli fajtor Jacktone Odhiambo lidhur me vrasjen e Chiloba e ndodhur në janar të vitit 2023.

Kjo vrasje tërhoqi vëmendjen globale lidhur me qëndrimet mbi drejtat e dylberave në Kenian kryesisht konservatore, ku presidenti William Ruto i ka quajtur të drejtat LGBTIQ+ të parëndësishme dhe ku marrëdhëniet seksuale në mes burrave janë të ndaluara me ligj. I ndjeri Chiloba ishte i njohur gjerësisht në komunitetin e dylberave në Kenia për aktivizmin e tij kundër diskriminimit.

Odhiambo mohoi se e ka kryer vrasjen e bashkëbanorit të shtëpisë, pavarësisht se mostrat e ADN-së së tij u gjetën në trupin e viktimës. Ai mund të parashtrojë ankesë kundër vendimit. Ekzaminimet e ADN-së treguan se dy burrat kanë pasur marrëdhënie intime me njeri tjetrin, por gjykata nuk bëri asnjë konstatim lidhur me motivin e vrasjes.

Gjykatësi Reuben Nyakundi tha gjatë shpalljes së aktgjykimit se Odhiambo e kishte kryer vrasjen me paramendim, duke pritur derisa u kthyen së bashku në shtëpi nga një klub nate. Chiloba kishte shenja në duart e tij që tregonin se ai u përpoq të luftonte, shtoi Nyakundi.

Artikulli u publikua në ABC News dhe u përkthye nga Dylberizm.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top