Tenisti Joao Lucas Reis da Silva del haptas gej
Joao Lucas Reis da Silva ka bërë historinë në tenisin e burrave, duke u bërë tenisti i parë profesionist aktiv që del hapur gej. Ylli 24-vjeçar brazilian, i 401-ti në botë në ATP Tour, ka bërë këtë njoftim historik përmes Instagramit.
Ai ndau një seri fotografish me të dashurin e tij, aktorin dhe modelin Gui Sampaio Ricardo, të dielën më 8 dhjetor dhe u dha edhe përshkrim fotove.
“Gëzuar ditëlindjen. Jetë të lumtur. Të dua shumë”,
shkroi da Silva në Instagram. Ricardo iu përgjigj duke shkruar “Te amo [të dua]”.
Në sportin e tenisit ka disa lojtare queer dhe tashmë ekziston një histori e gjatë të yjeve lezbike. Ylli rus i tenisit dhe lojtarja që aktualisht është në top 10-shen botërore, Daria Kasatkina, doli hapur në vitin 2022. Nadia Podoroska nga Argjentina, dikur numri 36 në botë, e bëri të njëjtën gjë disa muaj më vonë.
Njëkohë i 57-ti në nivel bote, Brian Vahaly, doli hapur në vitin 2017, 10 vjet pasi u tërhoq nga sporti. Ai foli hapur edhe mbi disa nga pengesat me të cilat përballen sportistët gej.
“Kam dëgjuar komente homofobe gjithë kohën në zhveshtore, para fytyre e prapa shpine… Ishte thjesht pjesë e kulturës”, tha ai për The Telegraph në vitin 2018.
Artikulli u publikua në Pinknews dhe u përkthye nga Dylberizm.