Tu e lexu qitash
Munohu me gjetë diçka ma t’dobishme

Munohu me gjetë diçka ma t’dobishme

Paralajmërim: Rrëfimi në vazhdim shtjellon sfidat e shëndetit mendor, dhunën emocionale anti-LGBTIQ+, abuzimin psikologjik të bashkëmoshatarëve në shkollë dhe abuzimin përmes rrjeteve sociale. Andaj, kjo përmbajtje mund të jetë shqetësues për disa lexues. 

N’ambient shkollor jom e rrethume prej njerzve me vlera tradicionale, si person që osht’ i hapun për seksualitetin e vet e shumë sene tjera. Plot persona paraprakisht e kanë ditë. Edhe çdo ditë po m’bjen me përjetu komente degraduse, t’cilat nuk po m’shqetsojnë qysh po m’shqetson fakti që pe përmendin seksualitetin tem para profesorave për të cilët nuk muj me ditë çfarë vlerash kanë. Po tutna që fakti që jom e hapun ka me m’ndiku edhe n’aspektin arsimor e n’aspektin e karrierës, amo shyqyr bile ka edhe njerz t’kuptushëm. Sa herë që e boj koment n’lidhje me çkado e nij dikon përmas tu bo komente palidhje… 

Jom tepër e privilegjume n’aspektin që sado që familja jeme e mohon seksualitetin tem, apet m’pranon pa marrë parasysh që n’plot aspekte duhemi me bo kompromis për shkak t’dallimit n’moshë e n’vlera. Amo po m’çudit rinia, sa e paedukume osht’ n’këto tema. Pi dukët interesant fakti që ekzistoj. Gjith kena ekzistu, gjith kemi me ekzistu! 

E kom pasë nji bisedë me dikon që m’ka shti me reflektu edhe ma shumë. Po prekna prej vetë pritshmërive t’mija. Por nuk po m’dukët që po lypi shumë. Po lypi respekt. Nuk o poenta me mi VALIDU ndjenjat. Poenta osht’ mos me ma bo eksperiencën jo-valide. 

Tuta jeme kryesore para se me folë për këtë sen publikisht u kon’ familja, e cila m’ka pranu. Jom çuditë, amo nuk jom kon’ gati për këtë reagim negativ prej shumicës e sidomos prej rinisë!!!! N’ambientin shkollor ku jom, secili person i përket bile klasës t’mesme ekonomike. N’këto kohë e ki shumë t’lehtë mu informu t’paktën, marre duhët me iu ardhë! S’kom fjalë ma, jom lodhë tu e mbrojtë n’njifar forme seksualitetin tem për me përhapë ndërgjegjësim. Marre, marre, marre! Injoranca n’kupë t’qiellit, marre! Njona prej pytjeve që mu ka shtru e që m’ka shoku mas shumti osht’ “a e kishe dashtë fmin’ tond nëse ish kon’ straight?”. Deklaratë që m’ka lonë me kuptu shumë. 

Amo unë jom tu e lodhë vetveten. Nuk po muj. Boll kom probleme me shëndet mendor. Dita ditës po shtohën, pi shtoj vetë. N’vend se me përhapë informacion, jom bo objekt i hajgares. Për shkak t’tutës që e përjetoj qaty çdo ditë, edhe shumë arsyeve tjera normal, shëndeti jem mendor po vazhdon me ra. Për kurgjo s’po kom efekt. N’çantën teme shkrun “I NOW HAVE NO FEAR” [Tash jom pa frikë], amo n’realitet kurrë nuk jom tutë ma shumë – prej vetes edhe për veten. Po munohna me e përdorë zanin tem n’maksimum. Osht’ i vetmi sen që m’ka metë.  

Jom bo lëvozhgë e njeriut. Çdo dritë që ka metë mrena meje, po shuhët dita ditës. Për shkak se plot njerz paraprakisht m’kanë njoftë prej mediave edhe mesazhet që i marr çdo ditë mu kanë dyfishu. Po përdorët inteligjenca artificiale me kriju përmbajtje t’rreme për mu. N’qat pikë ka ardhë, marre! Si mesazh për kondo që osht’ tu e bo qet sen: Munohu me gjetë diçka ma t’dobishme me bo! Shumë kohë e lirë e shfrytzume n’mënyrën bukfalisht ma t’flliqt t’mundshme. 

Po munohna mu fokusu te senet e mira. Nuk po funksionon. Nuk kom mbështetje t’plotë prej asnji personi që e kom afër. Po m’dhem trupi po m’dhem. Krejt dhimbja emocionale mu ka kthy n’dhimbje fizike. Po ndihna qysh jom ni n’moshën 8-vjeçare kur kom kapë thikë për herë t’parë. Dhimbje edhe humbje e vazhdushme. Boshllëk i cili i mush emocionet. Kalon n’trup, po HALLALL m’koftë për fuqinë! S’kom mu nalë, refuzoj mu nalë! Zani jem osht’ i vetmi sen që m’ka metë. Kom me shterrë! I vetmi sen që m’ka metë, i vetmi veprim që pajtohët komplet me vlerat e mija – me sfidu heshtjen. 

Edhe si fmi, pika jeme e fortë u kon’ imagjinata, aftsia për me kriju realitete t’cilat i kalojnë kufitë aktual t’botës që e kom pa përreth edhe nji dëshirë e thellë për nji shoqëri ku secili ka mundsi t’barabarta, pa u tutë prej dominimit ose shtypjes. Askush s’duhët me kon’ i shtypun prej strukturës t’pushtetit e cila o e bazume n’paragjykime t’thella, kontrollim edhe shfrytzim, boll u bo! 

Komentet e njerzve tjerë m’bojn mu ni thu ti ekzistenca jem o gabim n’këtë botë. Kurrë s’kisha mendu që kom me ardhë n’pikën ku m’vjen marre edhe n’paradë me dalë, se po m’sheh najkush… O mendimi që e kom pasë konstant… Turp, e dijnë edhe ata, ishalla i mrrin qeky mesazh njerzve t’përfshim n’historinë teme: Turp, zhgënjim, turp, pendohem që ekzistoj, amo s’kom mu nalë!

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top