Edhe dylber edhe shqiptar: Urime 28 nëntori!
Për vite me radhë, narrativat konservatore na kanë shty me besu se dylberat jon prurje e re n’Kosovë prej UNMIK-ut, BE-së ose ambasadave t’veneve perëndimore. Osht’ ajo ideja që dylberat “nuk jon kon’ pjesë e kulturës dhe traditës shqiptare”, por import — se dylberat s’kanë ekzistu hiç para lufte.
Kjo narrativë demantohet lehtësisht. Jo veç prej fakteve shkencore, por edhe prej kulturës shqiptarë, ku dylberat i kanë lanë gjurmët e tyne përgjatë historisë.
Me ni video speciale për 28 nëntor, i kemi bashku rapsodët t’cilët ju knojnë dylberave, tuj ndërthurë melodi me tingujt e çmueshëm t’përcjelluna me instrumente muzikore tradicionale. Këto kangë t’folklorit shqiptar, t’cilat jon interpretu mrena odave, e dëshmojnë faktin se ekzistenca e dylberave ka ecë krah për krah me ekzistencën e shqiptarve.
Dylberat nuk jon veç nji realitet i kohës moderne, por jon pjesë e pandashme e historisë tonë, pasurisë shpirtërore t’folklorit shqip edhe t’identitetit tonë kolektiv. Këtë 28 nëntor menojmë për lirinë si shqiptarë dylbera edhe përpjekjet tona për me jetësu lirinë tonë sot. Na sot ja u urojmë edhe e festojmë ditën e pavarësisë t’Shqipërisë edhe t’flamurit shqiptar! Njikohsisht, i festojmë dylberat shqiptarë që e kundërshtojnë çdo shtypje edhe çdo sistem që s’i pranon!
Urime Kosovë, urime Shqipëri!