Tu e lexu qitash
Aktivistat/et që e shtrun rrugën ku na ecim sot

Aktivistat/et që e shtrun rrugën ku na ecim sot

Shumë prej nesh i njohin dy figurat kyçe t’trazirave në Stonewall edhe bashkëthemelueset e grupit Street Transvestite Action Revolutionaries (STAR): Marsha P. Johnson dhe Sylvia Rivera. Edhe shumë aktivista t’tjerë kanë dhanë kontribut madhor n’luftën për të drejtat edhe mirëqenjen e personave transgjinorë për dekada t’tana. Kta aktivista e kanë çu nalt nivelin e diskutimit për çashtjet trans. Me angazhimin e tyne t’hatashëm kanë lanë sheja t’mdhaja n’histori tu na hekë pengesa t’mdhaja edhe tu e ndërtu rrugën ku na ecim sot si dylbera.

Reed Erickson

Reed Erickson osht’ figurë pioniere n’aktivizmin edhe n’mbështetjen e komunitetit trans gjatë viteve 1960 e 1970, kohë kur ka pasë pak mbështetje për dylberat. Ericson e ka themelu edhe e ka financu Fondacionin Arsimor Erickson (EEF), i cili dha miliona dollarë për çashtjet e dylberave aso kohe. Përtej kontributeve financiare, përmes ktij fondacioni, Ericson i ka ofru mbështetje n’forma t’ndryshme komunitetit trans, me këshillim, materiale edukative edhe nji rrjet t’mjekve edhe psikoterapeutëve mbështetës. Ai u angazhu edhe n’edukimin e profesionistëve shëndetësore edhe policëve për çashtjet trans.

Coccinelle

Artiste performuse transgjinore franceze, Coccinelle, debutoi n’vitin 1953 në “Chez Madame Arthur” dhe me “Le Carrousel de Paris”, show që ajo i ka realzu bashkë me gra tjera t’famshme transgjinore. N’vitin 1958, ajo iu nënshtru nji operacioni për afirmimin e gjinisë. Coccinelle u bo sensacion mediatik n’Francë, masi lujti role n’filma, pozoi për nji revistë t’suksesshme edhe perfomoi n’skenën e famshme “Olympia” në Paris n’vitin 1963.

Ajo e themeloi “Devenir Femme” (Mu bo gru), nji organizatë që iu ka dhanë mbështetje personave trans për me bo operime për ndryshimin e seksit. Coccinelle gjithashtu ka dhanë ndihmë n’krijimin e Qendrës për Ndihmë, Kërkime dhe Informim për Transseksualitetin dhe Identitetin Gjinor. Martesa e Coccinelle me gazetarin e sportit, François J. Bonnet, ka qenë martesa e parë e nji personi trans që e ka njoftë Qeveria franceze. E prej atëherë, Franca i njeh martesat e personave trans.

Renée Richards

Renée Richards, mjeke e syve prej Shteteve t’Bashkume edhe ish-profesioniste e tenisit, osht’ pioniere për të drejtat e personave transgjinorë n’sport. Richards e fitoi padinë kundër politikës gjinore t’Shoqatës së Tenisit të Shteteve të Bashkume n’1976, e cila nuk i ka leju që si gru trans me marrë pjesë n’gara. Mas ksaj fitore ligjore, ajo konkurroi n’garën e tenisteve, tu arritë sukses edhe u bo finaliste në kampionatin ma t’madh të tenisit, “US Open”, n’vitin 1977.

Masi u pensionu n’vitin 1981, Richards e stërviti Martina Navratilova dhe ajo i fitoi dy tituj n’garën prestigjioze “Wimbledon”. Ma vonë u kthy n’ordinancën e saj t’oftalmologjisë n’New York. Richards u fut në Hollin e Famës t’Tenisit të Asociacionit Lindor të Tenisit t’Shteteve t’Bashkume (USTA) n’vitin 2000 dhe n’Hollin Kombëtar t’Famës së Sporteve për Gej dhe Lezbike n’vitin 2013. Ndërsa n’vitin 2014, nji reketë që Richards e ka përdorë iu ka dhuru Muzeut Kombëtar t’Historisë Amerikane – Smithsonian.

Magnus Hirschfeld

Mjeku Magnus Hirschfeld, e ka themelu klinikën e parë n’botë për shëndetin seksual dhe kërkimet gjinore n’vitin 1919. Aktivitetin e tij profesional si mjek edhe si aktivist dylber hebre e ka zhvillu n’Gjermani, ven ky i njoftun për trajtimin e ashpër t’dylberave n’atë kohë. Instituti i Hirschfeld, “Institut für Sexualwissenschaft”, ka bo operacione novatore t’afirmimit gjinor edhe i ka dhanë mbështetje për njerëzive trans dhe queer. Hirschfeld e ka pasë nji bibliotekë t’madhe mbi seksualitetin. Por, kur nazistat erdhën n’pushtet n’vitin 1933, ata ia bastisën institutin, ia djegën mbi 20.000 libra edhe e zhdukën n’masë t’madhe punën e tij. Megjithëse Hirschfeld edhe kolegt e tij kanë bo përpjekje me e vazhdu punën e tyne jashtë vendit, persekutimi nazist i shpërndau përfundimisht edhe i heshti.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top