Pse çdo udhëtim trans osht’ unik?
Rrugëtimi jot si person trans është thellësisht individual. Asni libër, as manual edhe asni autoritet nuk ka me ta tregu kahjen e rrugëtimit ton. Arsyja osht’ se udhëtimi jot trans osht’ ekskluzivisht i joti. Ka t’boj me mënyrën qysh ti nihësh, çka bon ti për me u ni ma mirë, me mënyrën qysh ti don me t’pa t’tjert edhe me ata qysh ti don me e pa veten.
Ka persona trans që nuk dojnë me e ndryshu seksin e tyne. Disa nihën rahat n’raport me trupin e tyne, por nuk jon rahat me iu referu si qikë, po veç si djalë – jo me thirrë me përemrin “ajo” por “ai” ose anasjelltas. Për shumë persona trans, tranzicioni osht’ veç social dhe përfshin ndryshimin e emrave, përemrave apo veshjeve n’përputhje me identitetin e tyre gjinor.
Të tjerë e nijnë veten t’burgosun, t’kurthum n’trupin e tyne – ku vetë trupi i kufizon për me kon’ vetvetja. Veç tu dalë prej atij trupi mujnë me u ni t’çlirum. Përmes intervenimeve mjekësore, ata synojnë që me mrri në nji pikë ku ndihen rehat në trupin e tyne. Kto intervenime mujnë me përfshi qoftë Terapinë e Zavendësimit t’Hormoneve (HRT) apo operacioneve kirurgjike.
Prej momentit kur për herë t’parë i kap flokt mrapa për me pa qysh kishe mu dukë me flokë t’shkurta ose kur e vren qysh po t’përqafon fustani i nanës/motrës kur e vesh – çdo formë e shprehjes t’identitetit ton gjinor osht’ përjetimi jot.
Qyshdo që osht’ rrugëtimi juj, na jena knej me iu ndihmu, me u përgjigjë n’pytjet që i keni edhe me i nda storjet e juja!