Tu e lexu qitash
Tajlanda miraton përfundimisht ligjin për martesat e të njëjtit seks

Tajlanda miraton përfundimisht ligjin për martesat e të njëjtit seks

Tajlanda është vendi i parë i Azisë Juglindore që i njeh ligjërisht bashkësitë civile në mes të personave të seksit të njëjtë. Projektligji ka kaluar në qershor dhe është dekretuar përfundimisht edhe nga mbreti i Tajlandës. Këtë të martë, ligji është publikuar në Gazetën Mbretërore dhe do të hyjë në fuqi nga data 22 janar 2025. 

Ligji i ri përdor terminologji neutrale në raport me gjininë, duke i zëvendësuar kështu termet si bashkëshort/bashkëshorte dhe burrë/grua. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, çiftet e të njëjtit seks do t’i gëzojnë të drejtat e adoptimit të fëmijëve e edhe të drejtat trashëgimore.   

Aktivistja veterane LGBTQ+ dhe themeluesja e lëvizjes së Krenarisë së Bangkokut, Ann Chumaporn, i ka thënë BBC-së se plani është që mbi 1.000 çifte të seksit të njëjtë të kurorëzohen më 22 janar. 

Chumaporn tha se ky është triumf i barazisë edhe dinjitetit njerëzor. “Sot, jo vetëm që po i vendosim emrat tonë nëpër certifikata të martesës, por po e shkruajmë një faqe të historisë”, tha ajo ndër të tjera. 

E aktivistja Siritata Ninlapruek, kujtoi faktin që ky rezultat është meritë një beteje të gjatë të aktivistëve dylbera. “Jemi të lehtësuar dhe të gëzuar. Kemi luftuar për të drejtat tona tash e 10 vjet edhe më në fund po realizohet kjo”, tha Ninlapruek për Agence France-Presse. 

Kryeministri tajlandez, Paetongtarn Shinawatra, ka reaguar gjithashtu duke e përgëzuar miratimin përfundimtar të ligjit. “Urime për dashurinë e të gjithëve. #LoveWins [#DashuriaFiton]”, shkroi ai në platformën X.

Burimi: BBC

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top