I njohim, vlerësojmë dhe pranojmë biseksualët
Me kon’ biseksual i bjen që ki tërheqje të qëndrueshme fizike, romantike dhe/ose emocionale ndaj njerëzve të së njëjtës gjini e edhe ndaj atyne të nji gjinie tjetër. Edhe pse biseksualiteti osht’ orientim i njoftun për shumicën, shpesh keqkuptohet, keqinterpretohet dhe stigmatizohet edhe prej dylberave edhe prej strejterave.
Biseksualët kalojnë nëpër përvoja të ndryshme në momentin që vendosin me dalë hapun te dikush. Në rastin ma t’mirë, personi tjetër e pranon qysh osht’ dhe i ofron nji hapsinë të sigurtë e pa paragjykime.
“Tash knaqësh se ki ma shumë opsione… Garant n’fund ki mu martu me naj djalë se qashtu e ki ma leht…E a pi bjen që nuk i don lidhjet monogame?… A don me kon’ gjith me dy partnerë a? Tash ty ça t’del përpara veç i nxen, s’i kqyr a? Po ti munësh me zgjedhë ka don me ja majtë a po, a ka çikat a ka djemt? Cila anë t’pëlqen ma shumë?…”, janë disa prej shumë komenteve e pytjeve t’panevojshme me t’cilat përballen biseksualt.
Mirëpo në shumicën e rasteve, personat biseksual i nijn’ këto terme, përkufizime dhe paragjykime.
Qe nji bisedë hipotetike:
“Hej, Drin po du me t’tregu diçka të rëndësishme. Jom biseksuale.
Okej, po t’kuptoj Teutë, po garant veç je e hutume. Osht’ normale me u ni qeshtu, po me siguri e kupton me kalimin e kohës se a je lezbike a je strejt. Mos e ki veç fazë? S’munësh me kon’ edhe anej edhe knej!
Valla Drin nuk po menoj që osht’ fazë. Për ni kohë t’gjatë kom pasë ndjenja edhe për burra edhe për gra. Nuk jom në proces të eksplorimit, po e kom kuptu tamon që jom biseksuale.
Ama Teutë, a nuk kalojnë krejt njerëzit n’qet fazë a? Munësh me kon’ lezbike edhe s’po don me pranu.
Jo Drin, ky o keqkuptim i madh. Për mu, kjo nuk ka t’boj me pavendosmërinë, po me mënyrën qysh ndjehna për tjert. Unë jam biseksuale edhe s’kom nevojë me e zgjedhë përfundimisht ni gjini që m’pëlqen”.
Kjo bisedë fiktive, osht’ veç ni shembull i përjetimeve të personave biseksual, që ndryshe njihet edhe si mohimi biseksual – ku orientimi biseksual zhvlerësohet ose shpërfillet. Shpesh herë në hapësirat heteroseksuale njerzit biseksualë shihen si “veç hetero” ose “veç gej”, varësisht nga gjinia/seksi i partnerit. Kurse në hapësirat e dylberave, biseksualiteti shihet me skepticizëm sepse konsiderohet që nuk janë “mjaftushëm gej” për me u llogaritë si pjesë e komunitetit, ose njerëzit deklarohen si BI vetëm që “me u pranu ma kollaj se sa me thonë që janë gej/lezbike”.
Mungesa e pranimit dhe njohjes së biseksualëve çon në diskriminim të dyfishtë, mohim prej tona anve. Kjo shtypje i bon biseksualët me u izolu edhe me u ni të padëshirum – shtypje që e afekton direkt shëndetin mendor të tyne.
Shumë studime tregojnë se njerëzit biseksual përballen me nivele ma t’nalta të ankthit, depresionit dhe mendimeve për vetëvrasje si atribut i problemeve t’mospranimit.
Refuzimi dhe përjashtimi social osht’ nji prej formave ma të damshme të stigmës, e sidomos kur vjen prej njerëzve që supozohet me kanë “mbështetësit” e tu. Kjo çon te ajo që e njohim si “jetë e dyfishtë” – biseksualët kur janë pranë dylberave ndihen në presion me vërtetu biseksualitetin e tyne e kur rrin me strejtera me e mshefë ato.
Krejt këto komente, mendime e probleme që ja u shkaktojmë personave biseksualë mujnë me kalu leht tu i pranu 100% për qato që janë. Nëse ki dyshime ose nuk ki informacione rreth biseksualitetit, hin lexo, se asni person biseksual nuk na ka borxh me na u arsyetu e shpjegu seksualitetin e tyne.
Pra sot, në Dita e Dukshmërisë së Biseksualitetit, përpos që i njohim, vlerësojmë dhe pranojmë biseksualët, njëkohësisht ju bojmë thirrje krejtve që me kon mbeshtëtës sa ma t’mirë për biseksualët.