Nënshkruje peticionin për projektligjin për parandalim të vetëvrasjes
Na duhet mbështetja e juaj për ta mundësuar këtë ndryshim! Linja e Jetës bashkë me Dylberizm dhe organizatat tjera partnere, ka nisur peticionin për parandalimin e vetëvrasjeve në Kosovë dhe afati i fundit për nënshkrimin e këtij peticioni është 29 tetor.
Peticioni kërkon nga Kuvendi i Kosovës hartimin e një ligji i cili rregullon specifikisht nevojat e personave që përballen me mendime vetëlënduese.
Projektligji i propozuar për Parandalimin e Vetëvrasjeve përfshin masa thelbësore që mund të shpëtojnë jetë dhe të ofrojnë mbështetje shumë të nevojshme, si:
1. Shërbimet klinike për parandalim të vetëvrasjes.
2. Integrimin e parandalimit të vetëvrasjes në objektiva institucionale.
3. Mekanizma për ngritje të profesionalizmit dhe kujdesit të mediave ndaj rasteve të raportimit të vetëvrasjes.
4. Shërbime dhe mbështetje sociale jo-klinike.
5. Mekanizma për reduktimin e qasjes në mjete vetëlënduese.
6. Programe specifike për komunitete jo-shumicë.
7. Mekanizma për mbledhjen e të dhënave të vetëvrasjes.
Peticionin mund ta nënshkruani fizikisht në:
Prishtinë: Në sheshet e Prishitinës dhe zyrat e organizatave YIHR Activism Hub; OJQ TOKA; QIKA; Women 4 Women; Termokiss.
Prizren: THY Prizren, QBD
Gjakovë: Zyrat e Activism Roots
Pejë: Anibar
Për një Kosovë pa vetëvrasje!