Tu e lexu qitash
Me fat ju koftë Bajrami!

Me fat ju koftë Bajrami!

Sot, besimtarët myslimanë e festojnë festën e Fitër Bajramit, festimi i përfundimit të  muajit të Ramazanit, një muaj i agjërimit, reflektimit, meditimit, e solidaritetit.

Shumë myslimanë e përdorin fenë islame për ta arsyetuar homofobinë e transfobinë e tyre. Por, në anën tjetër, myslimanët queer janë dëshmi e bashkëjetesës së këtyre identiteteve dhe besimit të devotshëm në islam pavarësisht seksualitetit dhe gjinisë.

Besimi është shpirtëror, i brendshëm, lidhje mes individit dhe fuqisë më të madhe që ata besojnë. Në këtë raport, asnjë frymë tjetër e urrejtjes dhe përçarjes nuk hyn dot.

Andaj, sot ju urojmë këtë festë të gjithë besimtarëve myslimanë gjithandej botës, e veçanërisht myslimanëve queer. Kjo festë ju sjelltë dashuri, lumturi, shëndet dhe gjithçka që ju përmbush juve! Festofshi me të dashurit tuaj, familjen e parë apo të zgjedhur, dhe mos lejoni askënd të ndikojë në besimin dhe përkushtimin tuaj spiritual!
 

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top