Ditë e re, ankth i vjetër.
M-22 vjeç
Po munohna me bo vetën mu ni ma mirë, po e kom shtyp qaq fell vetën sa që mo nuk p’e di kush jom.
Jom ni djalë 22 vjeç edhe jom gej (tepër mirë po ndihna kur p’e thom) po kujt me ja thonë? Ose n’fakt qysh me ja thonë? Lidhjen me familje e kom shumë t’shëndoshë, po osht’ thjesht ni realitet alternativ që e kom kriju. Qysh e konsideroj lidhjen e shëndoshë kur ata as nuk m’njohin ose unë kom frikë me ja dhonë hapsirën me m’njoftë. Po qekjo frikë nuk o’ e pabazë!
Jom ra me ni paradoks që edhe karriera që jom tu e ndjekë nuk po m’pëlqen, se s’pe lejoj vetën me m’pëlqy senet çiltërisht. E kaniherë po e mendoj mos jom veç tu e gjet si arsye që mos mi përfundu studimet se jom bo përtac? S’di! E seni që po m’vranë ma s’shumti o që nuk kom mujtë kurrë me përjetu ndjenjën e ni lidhje t’dashnisë. Ndoshta për faktin që nuk po e njoh vetën, edhe s’po di me dashtë?…Prapë s’di. Po jom tu punu me vetën që me kuptu që jo gjithçka n’jetën tonë osht’ nën kontrollën tonë, osht’ thjeshtë natyrë e jetës. Jo gjithmonë duhet me u mundu me i etiketu gjanat, se prapë je tu lyp kontroll mbi to. Jo gjithmonë duhet me kuptu pse jom qeshtu, ose pse s’jonë tjert ndryshe. Jom tu u mundu me bo vetën me kuptu që senet n’jetë nuk kanë kohë t’caktume, edhe fundi i fundit, çka osht’ koha pos konstrukt social. Jepi vetës kohë, duje vetën, mos i prano veç troshat se e meriton komplet biskotën. Pranoj emocionet edhe mos i shtyp, osht’ okej me u friksu, osht’ okej me kanë keq, osht’ ma shumë se okej me u konë vetja! Edhe pse kaniherë po i harroj kto sene, t’paktën e di qe s’jom vet, se ka edhe shumë tjerë si unë. Edhe për fund, just a gentle reminder to love yourself, because you are awesome and you deserve it.
XoXo – Djali që ka qef me fol shumë edhe është pakëz nerd <3