Shpresë për shërim: Shkencëtarët eliminojnë HIV-in nga qelizat në laborator
Shkencëtarët kanë eliminuar me sukses virusin HIV nga qelizat në një laborator, duke krijuar shpresa të reja për shërim të mundshëm.
Mjeti fitues i çmimit Nobel për modifikimin e gjeneve, i njohur si Crispr-Cas, funksionon në të njëjtën mënyrë si një palë gërshërë (megjithëse në nivel molekular) për të hequr pjesët “e këqija” të ADN-së.
Studiuesit shpresojnë se kjo lloj teknologjie mund të përdoret një ditë për të çrrënjosur tërsisht virusin nga trupi i njeriu, megjithëse ka ende shumë punë për të bërë që të bëhet mundësi reale.
Shkencëtarët, të udhëhequr nga Dr. Elena Herrera-Carrillo dhe një pjesë e ekipit të saj (Yuanling Bao, Zhenghao Yu dhe Pascal Kroon) në Klinikën Universitare të Amsterdamit në Holandë, i përshkruan gjetjet e tyre si “një hap thelbësor drejt hartimit të një strategjie shërimi”.
Ekipi shpjegoi se ata mëtojnë që një ditë të jenë në gjendje të zhvillojnë “një shërim gjithëpërfshirës për HIV-in” që mund të çaktivizojë llojet të ndryshme të HIV-it në kontekste të ndryshme qelizore.
“Ne shpresojmë të arrijmë ekuilibrin e duhur midis efikasitetit dhe sigurisë së kësaj strategjie të shërimit ,” thanë ata. “Vetëm atëherë mund të konsiderojmë provat klinike të ‘shërimit’ te njerëzit për të çaktivizuar rezervuarin e HIV. Ndërsa këto gjetje paraprake janë shumë inkurajuese, është shumë herët të deklarohet se ka një shërim funksional për HIV në horizont.”
Aktualisht, nuk ka shërim për HIV-in, por ilaçet mund të shtypin sasinë e virusit në sistemin e dikujt në një nivel të pazbulueshëm që e bën atë të patransmetueshëm.
Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, viti 2022 pa një numër rekord testimesh midis gejëve, biseksualëve dhe burrave të tjerë që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra (GBMSM).
Shërbimet e shëndetit seksual regjistruan 192,503 teste vetëm në vitin 2022 në këtë grup, nga 156,865 në 2019.
Numri i të rriturve heteroseksualë që testohen për HIV vazhdon të mbetet nën nivelet para pandemisë COVID-19.
Profesori Kevin Fenton, këshilltar Kryesor për HIV për Qeverinë dhe Kryetar i Grupit Drejtues të Zbatimit të Planit të Veprimit për HIV, tha në atë kohë: “Këto të dhëna të fundit tregojnë rezultatet pozitive të përpjekjeve tona të vazhdueshme për t’i dhënë fund transmetimeve të reja të HIV brenda Anglisë deri në vitin 2030.
“Përmes Programit tonë të Parandalimit të HIV-it (HPE) dhe punës fantastike të autoriteteve tona lokale dhe kolegëve të NHS-së, ne po bëjmë progres pozitiv për të rritur marrjen e testeve dhe për të përmirësuar qasjen në kohë në trajtim efektiv.”
Artikulli u publikua në Gaytimes dhe u përkthye nga Dylberizm