Gjykata e Lartë e Japonisë vendos anti kushtetues ndalimin e martesave të të njëjtit seks
Marshimi i çrregullt i Japonisë drejt barazisë martesore mori një hap gjigant të enjten kur një gjykatë e lartë vendosi se ndalimi i vendimit për martesat e të njëjtit seks është jokushtetues.
“Mos lejimi i martesës mes çifteve të të njëjtit seks është diskriminim që i mungon racionaliteti”, thuhet në vendim, ndërsa theksohet se “arritja e martesës mes çifteve të të njëjtit seks nuk duket se shkakton disavantazhe apo efekte të dëmshme”.
Ishte një “vendim i këndshëm që më bën të qaj”, tha një nga paditësit.
Gjykata e Lartë në Sapporo vendosi se rregullat e kodit civil që kufizojnë martesën te çiftet e seksit të kundërt, janë “jokushtetuese” dhe “diskriminuese”. Ligji ekzistues, shkruan gjyqtarët, duhet të rishikohet ose të rishkruhet për të përfshirë lloje të tjera sindikatash përveç atyre në mes të një burri dhe një gruaje.
Gjyqësori nuk ka fuqi për të rrëzuar kodet ekzistuese të martesës civile.
Barazia në martesë ka ndarë sistemin gjyqësor të vendit në kundërshtimin e vendimeve gjatë disa viteve, ndërsa qeveria konservatore e Japonisë mbetet prapa opinionit publik gjithnjë e më mbështetës. 70% e publikut japonez mbështet barazinë martesore, por kjo kundërshtohet nga Partia Liberale Demokratike në pushtet e kryeministrit Fumio Kishida.
Japonia është i vetmi nga grupi i shtatë vendeve të industrializuara që nuk ofron mbrojtje ligjore për bashkimet e çifteve të të njëjtit seks.
“Ishte një vendim i shumëpritur, i këndshëm që më bën të qaj,” tha Eri Nakaya për Reuters pas vendimit. “Akt vendimi shprehu qartë se çiftet e të njëjtit seks kanë të njëjtat të drejta si të tjerët dhe meritojnë të jetojnë në këtë vend, dhe më kujtoi se është më se në rregull të jesh vetvetja”.
Qeveria konservatore e kryeministrit Kishida reagoi me kujdes.
“Një prezantim i martesave të të njëjtit seks ndikon ngushtë në vlerat familjare të njerëzve,” u tha gazetarëve krye sekretari i kabinetit Yoshimasa Hayashi pas marrjes së vendimit. Ai tha se qeveria do të vazhdojë të gjurmojë/monitorojë opinionin publik, debatin parlamentar dhe çështje të tjera gjyqësore në pritje.
Më vonë atë ditë, një gjykatë e qarkut në Tokio doli në të njëjtin përfundim si gjykata e Sapporo-s, duke vendosur se mungesa e rregullave civile që lejonin bashkimet e të njëjtit seks përbën “një gjendje antikushtetuese”.
Masakazu Yanagisawa, anëtar bordi për “Marriage for All Japan – Martesa për të gjithë japonezët” dhe një ekzekutiv i lartë në Goldman Sachs në Tokio, tha se ngadalshmëria e qeverisë japoneze për barazinë martesore rrezikoi pozicionin ekonomik të vendit.
“Ekziston një rrezik në rritje që Japonia të lihet mrapa tendencave ndërkombëtare dhe të përjashtohet nga të qenit një opsion si një vend për të punuar,” tha Yanagisawa. “Ne jemi në një pikë kritike për të parë nëse Japonia do të bëhet një shoqëri që pranon diversitetin.”
Ambasadori amerikan i administratës Biden në Japoni, Rahm Emanuel, vlerësoi progresin që gjyqësori i vendit po bënte në çuarjen e Japonisë përpara.
“Një udhëtim prej 1600 kilometrave fillon me një hap të vetëm,” postoi Emanuel në X pas vendimit të gjykatës së Tokios. “Gëzohem që shoh gjykatën e Tokios duke bërë një hap më shumë sot drejt barazisë në martesë në të gjithë Japoninë. Gjykata e Tokios bashkohet me gjykatat Sapporo, Nagoya dhe Fukuoka në favor të një Japonie më gjithëpërfshirëse.”
Artikulli u publikua në LGBTQnation dhe u përkthye nga Dylberizm.