Aktivistët LGBTQ+ ndalojnë fjalimin e Duda Baljes: Homofobët s’kanë vend në Kuvend!
Aktivistë LGBTQ+ dhe për të drejtat e njeriut pranë organizatave CEL Kosova, YIHR-Youth Initiative for Human Rights dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore ndërprenë mbledhjen e mbajtur sot me 7 shkurt, të Komisionit Parlamentar të thirrur nga kryetarja e këtij komisioni, Duda Balje.
Ata/ato brohoritën sllogane si “Homofobët s’kanë vend n’Kuvend” duke fishkëlluar me filikaqe, duke bllokuar fjalimin e Baljes.
Duda Balje, kryetare e Komisionit Parlamentar për Të Drejtat e Njeriut, shpesh ka deklaruar publikisht dhe ka lobuar kundër të drejtave LGBTIQ+, respektivisht kundër martesave mes gjinisë së njëjtjë. Përkundër tentative të ndryshme, ajo nuk ka dhënë dorëheqje dhe është mbrojtur nën petkun e “mendimit personal”.
Ngjashëm, Komisioni që ajo drejton nuk është distancuar kurrë nga deklaratat homofobike dhe përjashtuese të Baljes.
Deputetja Balje ka përdour gjuhë përjashtuese dhe ka avokuar në “mbrojtjen e vlerave” duke nënkuptuar dhe avokuar se të drejtat LGBTIQ+ i prishin vlerat dhe normat e shoqërisë sonë. Kjo gjuhë përjashtuese ndërton një diskurs homofobik, i cili është tejet i rrezikshëm për personat LGBTQ+, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracinë e shtetit tonë.
“Është skandaloze dhe jashtëzakonisht shqetësuese që një deputete e Kuvendit, njëherit Kryetare e Komisionit për të Drejta të Njeriut, nuk e kupton parimin bazë mbi të cilin duhet të funksionojnë këto pozita publike – të drejtat e njeriut janë universale dhe personat LGBTIQ+ meritojnë të drejta të barabarta. Për këto deklarata publike Duda duhet të jep dorëheqje të menjëhershme nga pozita e kryetares.” shkruhet në deklaratë.
Deklaratën e plotë të CEL, YIHR dhe QKSGj mund ta gjeni këtu.
Në shkurt të vitit 2022, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, dhe deputete e Parlamentit të Kosovës, Duda Balje, ka deklaruar në internet se do të votoj kundër martesave mes seksit të njëjtë, si pjesë e diskursit publik mbi Kodin Civil që u diskutua në Kuvendin e Kosovës.
Në profilin e saj në Facebook, deputetja Balje është deklaruar se nuk do ta votoj Kodin e Ri Civil sepse “ky kod përmban edhe lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë”.
Aktivistë dhe organizata të shoqërisë civile duke përfshirë Dylberizm, kanë kërkuar dorëheqjen e saj duke nënvizuar se mohimi i të drejtave të njeriut ndaj personave LGBTIQ+ kontribuon në shtypjen sistematike ndaj tyre, asgjësimin e përvojave të tyre dhe çnjerëzimin e këtij grupi të shtypur shoqëror.
Homofobët s’kanë vend në Kuvend!