Jam nji “djal” ama n’shpirt dhe n’zemër ndihem si vajzë
01/02/2024
M në F
40 vjeç
Jetoj me pamjen e nji “djali” po tash i kom ba do vite. Qysh prej vogjlie, e kam ndi vetën femër. Më vjen keq që kam lind n’Kosovë se po të isha diku tjetër moti do isha ajo që në shpirt jam, vajzë e bukur. Po ç’të bëjsh, kjo osht jeta. Ju falenderoj juve që i keni hapë kto adresa, e kam ku t’çmallem, çka të bëj. E ndej veten shumë femërore, dua rroba femrash, make up, taka, flokë të gjata, po s’mundem në Kosovën tonë. Faleminderit shumë.
0
Shpërndarje
0
Shpërndarjet