12 Podkaste rreth dylberave që duhet t’i dëgjoni
Autor: Jeffrey Masters për Advocate, artikulli shtjellon pikëpamjet personale të autorit.
Dikur dëgjoja podkaste në kolegj, ulur në dysheme duke i ngulur sytë në kompjuter teksa një podkast — zakonisht The Moth — luante. Një person pa fytyrë, shpesh nga vende larg, ndanë sekretet më të thella dhe kjo për mua ishte magjepsëse.
Kjo ishte diku rreth vitit 2009. Të kisha një telefon të mençur, gjë që nuk e kisha, ishte gjë e re dhe interesante, mirëpo aspak e domosdoshme për përditshmëri. Përmes kompjuterit ishte mënyra për të dëgjuar. Kjo ishte gjithashtu përpara se krijuesit queer dhe trans të hynin në hapësirën e podkasteve si sot. Më parë duhej të ktheni nga fillimi episodet kur dëgjonit që dikush të përmendte partnerin e tij. I referoheshin si një partner biznesi apo një dashurie? Apo mes rreshtash zbulonin më shumë. A tha dikush Cherry Grove?
Në podkaste u paraqitën persona queer, mirëpo këto podkaste dukej se fokusoheshin vetëm në historitë që trajtonin të dalurit hapur, tranzicionin apo HIV AIDS-in.
Tani, kemi hyrë zyrtarisht në epokën e artë të podkasteve, shumë prej të cilave janë në mënyrë eksplicite, haptazi e jashtëzakonisht queer. Këto 12 podkaste janë më të mirët nga më të mirët dhe queer.
1. Still processing
Konsideroj këtë si një nga podkastet më të mira të të gjitha kohërave – fakti që Jenna Wortham dhe Wesley Morris janë gjithashtu queer është vetëm një bonus. Still processing ka të bëjë me atë se si artefakte të ndryshme kulturore, të kaluara dhe të tashme, ndikojnë në mënyrën se si ne lidhemi me botën përreth nesh. Mbulimi i temave të ndryshme si Beyonce në Coachella në BBQ në një Brooklyn që po ndyshon me shpejtësi të lartë, kimia dhe intimiteti i ligjërimit të tyre do t’ju tërheqë t’i dëgjoni.
2. LGBTQ&A
Me pasojat sociale dhe ligjore që vijnë akoma nga të dalurit hapur, me kaq pak shembuj publik tregohen vetëm një pjesë e storieve tona. E megjithatë, disa nga njerëzit më të rëndësishëm në historinë e LGBTQ+ janë gjallë sot. E gjithë kjo më shtyri që të krijoj këtë podkast në 2016.
Storiet tona janë asetet më të fuqishme që kemi. LGBTQ&A përmban intervista javore me personat më interesant dhe më me ndikim të komunitetit LGBTQ+. Të ftuarit e kaluar përfshijnë Pete Buttigieg, Roxane Gay, Kate Bornstein, Laverne Cox dhe Trixie Mattel.
3. Making Gay History
Intervistat e Eric Marcus ofrojnë një udhërrëfyes për historinë e gjatë të rezistencës së komunitetit tonë. Fillimisht i regjistruar për librin e tij të vitit 1992 me të njëjtin emër, Making Gay History dokumenton historinë gojore të atyre që ishin në vijën e parë të lëvizjes LGBTQ nga 1945-1990, duke përfshirë Randy Shilts, Evelyn Hooker, Vito Russo, Larry Kramer dhe Ann Northrop.
Making Gay History rikthehet për sezonin e tij të pestë më 6 qershor me të gjitha episodet e reja të fokusuara rreth Stonewall.
4. One From The Vaults
Me podkastin e historisë trans, One From The Vaults, Morgan M. Page ka krijuar një burim jetik për komunitetin LGBTQ. Intervistat e hulumtuara hollësisht të Page-it tregojnë se si historia e njerëzve trans është transmetuar në të gjithë historinë e botës.
Një podkast i historisë trans mund të tingëllojë i mërzitshëm, ndoshta pak i ngarkuar, por këto histori janë gjithçka përveç të mërzitshme. Merrni Reed Erickson, një milioner i pazakonshëm që konsiderohet arkitekti i kujdesit shëndetësor modern trans. Ai gjithashtu financoi hulumtime në komunikimin mes njerëzve dhe delfinëve dhe kishte si kafshë shtëpiake një leopard të quajtur Henry që e merrte kudo, duke përfshirë aeroplanët për udhëtime pune.
5. Food 4 Thot
Food 4 Thot është anekdota e mbistimulimit të epokës moderne. Qysh moti, kam një urrejtje të dokumentuar për podkastet e tryezave të rrumbullakëta. Bisedat zgjasin shumë,flasin për njëri-tjetrin, gjithmonë është një burrë që nuk ndalet së foluri, por në fakt nuk ka ndonjë gjë interesante për të thënë. Ky podkast nuk është i tillë. Food 4 Thot është shoku/shoqja që të gjithë duan të jenë.
Podkasti mbahet nga Dennis Norris II, një ish-patinues, Joseph Osmundson shkencëtar, Tommy Pico i cili fitoi çmimin Whiting Award dhe American Book Award në 2018!) dhe Fran Tirado Zv. Redaktor i revistës Out.
6. Hoodrat to Headwrap
Ericka Hart dhe Ebony Donnley drejtojnë këtë “podkast të dekolonizuar për të dashuruarit në margjina”. Ericka dhe Ebony janë partnerë në dashuri dhe punë. Respekti dhe kujdesi i thellë që ndajnë, kënaqësia që e ndjejnë është jashtëzakonisht e pranishme. Gjithashatu temat që trajtohen janë jetike e aspak të lehta. Racizmi është temë e përsëritur në podkast, si në jetë.
Në këtë podkast mësova për herë të parë për historinë e rrëmujshme racore të fjalës “kaukazian”. Rrënjët i ka në studimet e shekullit të 18-të të dallimeve racore, një mjet (tani i hedhur poshtë) për të justifikuar diskriminimin racor. Ajo u përdor nga themeluesit për të justifikuar skllavërinë dhe kuotat e emigracionit, dhe më vonë u miratua nga Lëvizja Eugjenikëve për të justifikuar më tej racizmin.
Gjuha që ne zgjedhim të përdorim ka kuptim dhe fuqi, dhe unë jam mirënjohës për emisione të tilla që nuk ngurrojnë të flasin se sa e ndërlikuar është bota
7. To L And Back: An L Word
Kristin Russo (autore e This Is A Book For Parents of Gay Kids dhe drejtuesja e podkast-it jashtëzakonisht të njohur, Buffering The Vampire Slayer) dhe Riese Bernard janë çifti i përsosur për ta përcjellë në çdo episod të serive madhështore të lezbikeve. Bernard është një ekspert i L Word-it dhe Russo i ka parë vetëm një herë, të cilin siç thotë Bernard, “në vitet e lezbikeve, është sikur të mos i kish parë kurrë “.
8. Dead For Filth
Dead For Filth eksploron zhanrin e filmave horror: që është shumë, shumë queer. Michael Varrati, skenaristi pas veprave të ndryshme si Flesh For The Inferno dhe Broadcasting Christmas, i bashkohen çdo javë ikona të televizorit, filmit dhe skenës. Të ftuar të shquar përfshijnë Veronica Cartwright, Thomas Dekker dhe Peaches Christ.
9. Bad With Money
Paraja është një gjë e ndërlikuar. A është Gaby Dunn një eksperte tani që libri i saj, Bad With Money, është në ribotimin e tretë dhe podkasti i saj me të njëjtin emër po hyn në sezonin e tij të katërt? Jo dhe aq. Por kjo është ajo që e bën atë një drejtuese të emisioni kaq perfekte. Dunn dhe dëgjuesit e saj po e kuptojnë së bashku. Çdo episod shqyrton kryqëzimin e financave dhe drejtësisë sociale në intervista me gazetarë, aktivistë, politikanë dhe planifikues financiarë.
10. The Read
The Read mbahet nga dy njerëzit më qesharak queer, Crissle West dhe Kid Fury.
Zyrtarisht, emisioni ka të bëjë me kulturën pop dhe jetën e ndërlikuar të njerëzve që e krijojnë atë. Gjithashtu shërben një seancë terapie në ajër për dy miq që përpiqen të përshtaten me rritjen si njeri, veçanërisht me famën e tyre në rritje.
11. Disability After Dark
Krijuesi i hashtagut viral, #DisabledPeopleAreHot, Andrew Gurza është në mesin tonë për t’i kujtuar botës se njerëzit me aftësi të kufizuara ekzistojnë, pavarësisht se çfarë do t’ju bënte të besoni kultura pop, dhe ata mund të kenë një jetë seksuale si gjithë të tjerët. Pasi të filloni ta dëgjoni, do të filloni të kuptoni të gjithë se si shumica e hapësirave queer janë të paarritshme për persona me aftësi të kufizuara.
12. Nancy
Nancy është një eksplorim i asaj që do të thotë të jesh LGBTQ+ në një botë që ndryshon rrënjësisht. Një pjesë e gëzimit të podcast-it është duke ndjekur së bashku, ndërsa drejtuesit, Tobin Low dhe Kathy Tu, ndjehen më rehat me të qenit queer. Të dy nuk i shmangen temave që të tjerët mund t’i konsiderojnë si tabu: një episod i fundit shfaqi Kristin Russo (nga podkasti, To L And Back) duke folur për abortin e saj spontan, një temë për të cilën flitet rrallë në komunitetin queer.
Artikulli u përkthye nga Dylberizm.