Qytetet e Mbretërisë së Bashkuar janë në garë se cili do të jetë nikoqir i Gay Games (Lojërave të Dylberave) në 2030
Liverpooli dhe Londra janë ndër 25 qytetet në mbarë botën që garojnë për udhëheqjen e Gay Games (Lojërave të Dylberave) në vitin 2030.
Edicioni i kaluar i Lojërave të Dylberave është mbajtur në Hong Kong dhe është bashkë-organizuar nga Guadalajara, me pothuajse 2,400 atletë nga 45 territore në mbarë botën që garuan në një sërë ngjarjesh sportive, nga tenisi dhe noti, te skerma (lojë me shpata) dhe artet marciale.
Federata e Lojërave të Dylberave tani ka shpallur listën e gjatë të qyteteve që janë garë që nga viti 2020, me fituesin që do të shpallet në nëntor 2025 përpara Lojërave të ardhshme gej në Valencia në 2026.
Secili qytet, duke përfshirë Melburnin, Majamin, San Diegon dhe Vankuverin, kanë dy vjet kohë për të bërë një ofertë së bashku, duke shpjeguar se cilat sporte planifikojnë të mbajnë dhe si do të financohen lojërat.
Federata shpjegoi se Lojërat e Dylberave janë një mundësi për të ftuar më shumë se 10,000 pjesëmarrës dhe spektatorë LGBTQ+ në qytetin mikpritës, për të cilin thotë se do të ketë një “ndikim të rëndësishëm ekonomik”.
Harry Doyle, anëtar i kabinetit për Shëndet, Mirëqenie dhe Kulturë në Këshillit Bashkiak të Liverpoolit, i tha BBC-së se Liverpooli është “një qytet i përkushtuar për të përqafuar të gjitha komunitetet”.
“Organizimi i Eurovizionit më të suksesshëm ndonjëherë tregoi se si ne – në një skenë globale – shkëlqejmë kur bëhet fjalë për nxitjen e diversitetit, duke e kombinuar atë me kreativitetin dhe dhuntinë shoqëruese të Liverpoolit,” shtoi Doyle.
Gay Games (Lojërat e Dylberave) u krijuan nga dhjetëvjeçari olimpik amerikan Tom Waddell. Mbajtur për herë të parë në San Francisko në 1982 me performancën e Tina Turner në ceremoninë e hapjes, që atëherë është zhvilluar në qytete, përfshirë Nju Jorkun, Amsterdamin, Sidnein, Çikagon, Këlnin dhe Parisin.
Lojërat e Dylberave do të zhvillohen në Valencia në vitin 2026.
Artikulli është publikuar në Pink News dhe u perkthye nga Dylberizm.