Komuniteti LGBTQ+ dhe komunitetet progresive kanë një problem rreth asaj që po ndodh në Palestinë; Përkrahja e Izraelit nuk është zgjidhje!
Gjenocidi i Izraelit në Gaza ka lënë mijëra njerëz të vdekur.
Për 11 ditë torturuese, unë kam qenë me lot në sy dhe i tmerruar për sigurinë e nënës sime të verbër, babait të paralizuar dhe dy vëllezërve e motrave në Gazë.
Për 11 ditë me rradhë, kam parë dhunën e tmerrshme izraelite që sfidon njerëzimin, ndërkohë që mbështeten plotësisht nga Amerika, liberalë dhe konservatorë njësoj – me qëllimin për të shkatërruar jetën e më shumë se dy milionë njerëzve, duke përfshirë familjen dhe të dashurit e mi. Ky synim dhe përmasat e shkatërrimit dhe humbjes së jetëve bëjnë një shembull tekstual të gjenocidit, të definuar si:
Ndonjë nga aktet e mëposhtme të kryera me qëllim për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar, si të tilla:
- Vrasja e anëtarëve të grupit;
- Lëndimeve të rënda trupore ose mendore ndajanëtarëve e grupit;
- Kushte të vështira të jetesës në grup me qëllim për të sjellë shkatërrimin fizik tërësisht ose pjesërisht;
- Vendosja e masave për parandalimin e lindjeve brenda grupit;
- Bartja me forcë e fëmijëve të grupit në një grup tjetër.
Përveç tmerrit që po ndodh, kam parë dezinformata çnjerëzore për popullatën Gazës, vetëm për t’u zbuluar që janë të rreme. Kjo përfshin dezinformimin në rrjete sociale nga disa individë LGBTQ+ në rrethet e mia shoqërore këtu në Distrikt – mendova se ishim shokë, derisa pashë postimet e tyre në Instagram që brohoritnin për dhunën e Izraelit dhe kërcënimin që paraqet për familjen time.
Si munden të gjykojnë kaq shpejt? Si mund të ishin kaq të shpejtë për të hedhur nga dritarja vlerat e tyre progresive dhe për të përqafuar vrasjet masive të grave, burrave dhe foshnjeve – civilë nga të gjitha fushat e jetës? Çfarë mendojnë kur me vetëdije zgjedhin të mbështesin vrasjen e ligë dhe pa dallim të njerëzve?
Këto dhe një milion pyetje të tjera që i kam në mendje.
Ndryshe nga ata njerëz të këqinj që po përdorin tragjedinë që po shpaloset në rajon për miratime kalimtare dhe përfitime personale në mediat sociale, ata prej nesh që janë më të prekur nga ajo që po ndodh nuk po luajnë futboll politik dhe “fshehtas” me jetët e njerëzve tanë të dashur. Ne e dimë dhe e pranojmë se askush me mendje të shëndoshë nuk do ta shijonte këtë dhunë. Në fakt, përveç humbjes tragjike të njerëzve, tragjedia tjetër është se e gjithë kjo situatë ishte lehtësisht dhe në mënyrë paqësore e parandalueshme. Kushdo që ka kushtuar vëmendje realitetit të okupimit brutal ushtarak të Palestinës nga Izraeli – veçanërisht rrethimit prej vitesh të Rripit të Gazës – e di këtë.
Megjithatë, ja ku jemi, në një moment të përgjakshëm për shkak të zgjedhjeve të bëra përgjatë dekadave, duke përfshirë zgjedhjet e administratave të njëpasnjëshme këtu në SHBA për të mbështetur dhe injoruar shkeljet e të drejtave të njeriut nga Izraeli dhe regjimit të aparteidit që imponon mbi Palestinën.
Fatkeqësisht, ndonëse ndoshta pa u befasuar, ky kontekst mungon në përmbajtjen që shumë individë LGBTQ+ po shpërndajnë pa menduar në mediat sociale, që i çnjerëzon palestinezët.
Akoma më keq, është reagimi i gjunjëzuar i disa personave LGTBQ+ për të përgjithësuar dhe reduktuar tragjedinë që po dëshmojmë në pika idioteske si: Izraeli ka Paradën e Krenarisë në Tel Avivit. Hamasi i urren gejat. Prandaj, unë qëndroj me Izraelin. Pika të tilla nuk kanë kuptim.
Realisht, homofobia në Rripin e Gazës dhe Palestinë është një problem, ashtu si është problem në shumë pjesë të SHBA-së dhe në shumë vende të botës. Nuk është problem i Hamasit. Ndërkohë, shkaku se si dhe pse arritëm në këtë dhunë të tmerrshme është një problem izraelit: pushtimi brutal ushtarak dhe regjimi i aparteidit. Vetëm për shkak se Izraeli e organizon/ose është nikoqir i një paradë vjetore të Krenarisë, kjo nuk do të thotë se është një parajsë për personat LGBTQ+, sigurisht jo për palestinezët LGBTQ+, dhe sigurisht jo kur ligjet izraelite lidhur me këto çështjet+ janë të përziera në rastin më të mirë. Në fund të fundit, paradat e krenarisë nuk janë një masë matëse të dhënave të të drejtave të njeriut të një vendi, gjë që në rastin e Izraelit është e tmerrshme kur merren parasysh ato ndaj Palestinës.
Postimet rreth komunitetit LGBTQ+ që qëndrojnë me Izraelin bazuar në besimin në liri, barazi dhe dinjitet humbasin shenjën dhe dështojnë të kenë ndonjë kuptim kur e njëjta liri, barazi dhe dinjitet nuk zbatohen dhe shtrihen vazhdimisht te qeniet njerëzore kudo, përfshirë palestinezët në Rripin e Gazës. E vetmja mënyrë se si postime të tilla mund të kenë kuptim është duke hequr plotësisht humanizmin e palestinezëve – një vepër e urryer dhe e neveritshme.
Liria, barazia dhe dinjiteti janë të drejta të pandashme të njeriut – ato nuk mund të mbështeten dhe mbrohen me dashje apo pa dashje, përveç nëse qëllimi është diskriminimi dhe çnjerëzimi. Njëri është ose për ta ose kundër tyre – nuk ka rrugë të mesme apo zgjedhjeje.
Pra, nëse jeni duke e lexuar këtë dhe keni shpërndarë përmbajtje që mbështesin Izraelin dhe zhveshin palestinezët nga humanizmi i tyre gjatë këtyre ditëve, gjë që mund të dëmtojë familjen time, ju kërkoj që të ndaleni dhe të mbani mend, në fund të ditës, si persona LGBTQ+, ne e dimë se si është të ndihesh i pasigurt në lëkurën tonë, të zhveshesh nga njerzimi për asnjë arsye tjetër veçse të ekzisitosh siç je. Kjo është ajo që palestinezët si unë dhe familja ime po përjetojnë tani dhe kanë duruar për vite e vite.
Prandaj, është detyrë e të gjithëvee që të sigurohemi që njerëzimi – i njëjti njerëzim për të cilin luftojmë në mbrojtjen për të drejtat dhe sigurinë tonë si personat LGBTQ+ –të mbizotërojë në mënyrë që të shohim ditë më të mira përpara.
Çdo gjë më pak do të ishte një tradhti ndaj njerëzimit tonë dhe një shfaqje e hapur e hipokrizisë dhe luftënxitjes.
Nëse nuk mund ta gjeni në zemrën tuaj thjesht ndaluni dhe mendoni përpara se të shkruani verbërisht për gjenocid me një postim “Unë qëndroj me Izraelin”, urrejtja, injoranca dhe mosgatishmëria juaj janë pjesë e problemit që na çoi në këtë dhunë të tmerrshme në fillim.
Artikull i shkruar më 17 tetor nga Dorgham Abusalim për Washingtonblate.