Festojmë Ditën e Ndërgjegjësimit të personave Interseks
Çdo vit 26 tetori, shënon ditën e ndërgjegjësimit të personave interseks.
Ditë kjo e cila feston guximin dhe rezistencën e është një rikujtim për të vazhduar shtyerjen përpara të nevojave të këtij komuniteti.
Të qenurit interseks do të thotë mospërshtatja e përkufizimit tipik të mashkullit apo femrës, pasi që mund të kenë ndryshime në kromozomet, herdhe, hormonet e seksit ose organet gjenitale. Intersex është një term ombrellë që përdoret për të përshkruar një gamë të gjerë të variacioneve natyrore trupore.
Ndonjëherë, tiparet e një personi interseks janë të dukshme në lindje, ndërsa në të tjerat raste ato nuk shfaqen deri në moshën e pubertetit, disa njerëz interseks mund të kenë ndryshime në kromozomet e tyre, të cilat nuk janë aspak fizikisht të dukshme.
Si fëmijë, njerëzit interseks shpesh i nënshtrohen një operacioni “normalizues”, i cili do të i heqë disa nga organet e tyre gjenitale dhe do të përpiqet t’i përshtat ato në një përkufizim të mashkullit apo femrës, dhe kjo shpesh bëhet për asnjë arsye mjekësore.
Martini, aktivisti për të drejtat e personave interseks dhe transgjinor në intervistën e realizuar për të shënuar ditën e ndërgjegjësimit të personave interseks thotë se “’Asnjë fëmijë interseks nuk duhet t’iu nënshtrohet operacioneve për “përcaktimin” e seksit dhe se ai vendim duhet të merret nga vet individi kur të rritet dhe të jetë mirë i informuar rreth të qenit interseks dhe mundësisë për operacione”.
Edhe personat interseks edhe personat trans kanë të drejtën të zgjedhin identitetin e tyre gjinor dhe nuk duhet të detyrohen të jetojnë me trupa ose identitete me të cilat nuk ndihen rehat.
Dita e Ndërgjegjësimit Interseks shënohet më 26 tetor çdo vit pasi kjo datë shënon demonstratën e parë publike nga njerëzit interseks në Amerikën e Veriut më 1996.