Reels of Resistance: Maldita, A Love Song to Sarajevo
As pesha e armëve, as zilia e atyre që kërkojnë një botë “të pastër” nuk kanë arritur ta shkatërrojnë Sarajevën. Božo Vrećo, artisti më revolucionar i Ballkanit, mishëron në mënyrë të përsosur shpirtin e “qytetit të pafajshëm” dhe, me qëndrimin e tij të pafrenuar, ndërton ura midis burrave dhe grave, midis origjinës dhe rajoneve. Maldita, një këngë dashurie për Sarajevën është një histori dashurie mes dy qyteteve, Sarajevës dhe Barcelonës, të cilat mundën ta gjenin njëra-tjetrën në kohë të vështira, për të mos u ndarë më kurrë.
Vendi: BiH and Spain, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Spanjë
Viti: 2022
Kohëzgjatja: 27 min
Programi i filmave do të zgjatë dy ditë, më 2 dhe 3 shtator në Kino Armata.
Të gjitha shfaqjet e filmave në Prishtina Queer Festival janë pa pagesë dhe të hapur për krejt.