Tu e lexu qitash
KUR DONI ME U NAL O SHQIPTARË BRE?

KUR DONI ME U NAL O SHQIPTARË BRE?

M – 23 vjeç

Paralajmërim: Ky postim diskuton bullizmin, ankthin, depresionin, dhunën, traumën, vetëvrasjen, përdhunimin, dhe përmbajtja e mëposhtme mund të ketë elemente që nuk janë të përshtatshme për disa lexues.

Urrejta jem për këtë vend çdo ditë e ma shumë po rritet. Në fakt vendi nuk ka najsen faj amo njerëzit e kanë tejkalu limitin… qaq shumë e kanë tejkalu sa që t’shkelin sa ma shumë që munen. 

Kjo shkelje ka fillu për mu prej që jom kanë 5 vjeçar. Momentet që unë ja kom nisë tamam me i marr hapat e parë për me ecë qysh duhet… m’ndodh rasti që përdhunohem nga një anëtar i familjes i gjinisë së njëjtë… i cili ishte njeri i martuar e bile me fëmijë. Gja që nuk ka ndodh veç një herë por disa herë e ato trauma e dhimtë të mëdha i ka përsëritë te trupi jem… si një dejavu horrori. 

Prej atij momenti unë jom ndi shumë herë i vdekun. E a e dini qa o ma e keqja? Që këto përjetime nuk kom mujt kurrë kurrkujt me i tregu. Se jom tut’ shumë, e hala m’bjen at’ njeri me pa. Që nga ato ditë e sot hala gjumin gjumë nuk e boj. Ankthe e tmerre veç thellohen te unë, e mos t’flasim për depresion.

Po kjo nuk mbaron me kaq. Ka shumë sa s’di me u nal’ për përjetimet e mia që m’kanë ndodhë në këto 18 vitet e fundit. Në shkollë shumë herë kom pas dhunë fizike te banjot e shkollës, që për mu ato banjo janë ferr i vërtetë. As nji mësuese e arsimtare nuk vijke me më ndihmu, e kur t’shihshin t’gjakosun ma bojshin “hajt se djalë je, ndodhin këto sene me shokë”. Bullizëm çdo ditë t’Zotit bre kom pas, prej rrethit t’shoqnisë n’klasë e bile edhe prej familjarëve, veç pse jom konë person me gjeste feminine, pasi që jom djalë i rritum nga nana jem. 

Edhe në shkollë të mesme, tash edhe n’fakulltet e n’punë, me njerëz që m’duhet çdo ditë me shku me i pa, e që e di sa bullizmin e marr prej tyne, prej fjalëve dërmuse që NUK PO NALEN… E KUR DONI ME U NAL O SHQIPTARË BRE? Kur doni me u nal MOS me lëndu dikon e me ja GËRDIT jetën?! Po, po,  jetën ma keni gërdit. Këto fjalë po dalin nga shpirti i plast që m’vjen dita me thonë ma mirë mos t’kisha lind hiç. 

Veç nji shpresë po m’man gjallë, që nashta naj ditë kom me dalë jashtë Kosovës (edhe që po m’doket shumë zor pasi nuk e kom askënd). Por e kom pa që për mu nuk ka jetë këtu, e bile nëse për mu m’presin edhe disa vite n’këtë ven, nashta shpëtimi jem o veç vdekja se seriozisht jom ngulfat nga këto përjetime. 

Shpresoj që diku në Evropë ose SHBA kom me gjetë një mënyrë jete me qetësi psiqike e shpirtërore, e me mujt me ja nis me menu për vetën, e me punu për andrrat e mia që i kom. 

Po ju LUTNA o njerëz, NDALUNI. Çka folni, çka veproni, e mendoni mirë kur doni me ja thonë naj fjalë dikujt, se nuk dihet sa ranë ndikon te ai person. Leni njerëzit le t’jetojnë qashtu qysh dojnë. PRANONI NJERËZIT QASHTU QYSH JONË, se as nji fucking njeri n’këtë tokë nuk osht hala fucking perfect… se ju jeni tu u ba një ndër arsyet që njerëzit po largohen prej ksaj Kosove t’shkretë.

ISHALLA PO MUSHEM MEN NAJHERË.
Dashni t’sinqertë për krejt juve ????

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top