Me 1 qershor në Prishtinë promovohet libri “poezi queer”
Poezia është një ndër format më çliruese, fuqizuese dhe rebeluese. Për poetët queer, poezia merr formë tjetër, kryesisht kur ajo shërben si e vetmja formë e reflektimit të identietit. Poezia queer është poezi e dashurive kulturalisht dhe strukturalisht të mohuara, e përvojave më të dhimbshme, e përjetimeve më skalitëse, e të zakonshmes dhe të pazakonshmes.
“poezi queer” është një ndër përmbledhjet e para e poezive queer shqipe dhe poetëve queer të prapavijave të ndryshme socio-kulturore, realizuar nga Dylberizm dhe Aleanca LGBT.
Andaj, në traditën e netëve poetike, Bubble në bashkëpunim me Dylberizm dhe Aleanca LGBT, ju ftojnë në Drag Poetry Hours, ku do të bëhet promovimi i librit “poezi queer”. Gjatë promovimit do të diskutohet për historinë e poezisë queer, dhe do të lexohen disa poezi të librit nga mbretëresha drag, Lilith Zi. Me performancë live nga Jona dhe Tina, dhe me muzikë të përzgjedhur nga Agoni.
Hajdeni, le t’ia nisim Muajit të Krenarisë bashkë nën shoqërinë e poezisë, dashurisë, muzikës dhe më së rëndësishmi, në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Të enjten me 1 qershor, në orën 19:00 në Bubble Pub, Prishtinë.
Librin mund ta shkarkoni këtu.