Më shumë se 100 projektligje anti-LGBTQ+ të propozuara në SHBA deri më tani këtë vit
Nisur nga kufizime të kujdesit shëndetësor gjatë procedurave të tranzicionit për të rinj të mitur e deri te ndalimi i atyre që mund të marrin pjesë në performancat drag, deri më tani këtë vit, më shumë se 100 projektligje anti-LGBTQ+ janë paraqitur në SHBA.
Janë propozuar gjithsej 120 projektligje në 22 shtete, shumica e të cilave kanë në shënjestër të rinj transgjinorë.
Teksasi ka propozuar më së shumti projektligje, 36 gjithsej, Misuri gjithsej 26, pastaj renditet Dakota e Veriut me 8 të tilla, dhe Oklahoma me 6. Projektligjet që synojnë të kufizojnë vajzat dhe gratë transgjinore të konkurrojnë në ekipin sportiv që përputhen me identitetin e tyre gjinor janë propozuar në të paktën tre shtete këtë vit.
Në të paktën tri shtete këtë vit, janë propozuar projektligje që synojnë të kufizojnë vajzat dhe gratë transgjinore që konkurrojnë nëpër ekipe sportive që përputhen me identitetet e tyre gjinore, shkruan GayTimes.
Të paktën 11 shtete kanë sugjeruar legjislacione që do të kufizonin kujdesin shëndetësor gjatë procedurave të tranzicionit për të rinjtë të mitur. .
Chase Strangio, zëvendësdrejtori i American Civil Liberty Union’s LGBT and HIV Project (Projekti i Bashkimit Amerikan për Lirinë Civile LGBT dhe HIV), i tha NBC- së se “ndryshimi djathtak në legjislaturat shtetërore është vërtet i frikshëm”.
Ai poashtu shtoi: “Ne po shohim përpjekje dhe gërryerje të vazhdueshme për të frenuar, ngushtuar dhe kufizuar autonominë trupore të njerëzve. … Ka shumë gjëra që mendoj se njerëzit po i marrin si të mirëqena, veçanërisht njerëzit që jetojnë në shtete si Nju Jorku dhe Kalifornia dhe nuk po i kushtojnë vëmendje asaj që po ndodh në shtete si Arkansas, Oklahoma dhe Teksas.”
Disa nga këto projektligje kanë vënë në shënjestër edhe artin e kulturën Drag, duke filluar nga Arizona, Arkansas, Montana, Tennessee, Teksas dhe Virginia Perëndimore, krejt këto kanë propozuar legjislacionin që do t’i ndalonte të miturit të shkojnë të shikojnë performancat e kulturës Drag.
Disa prej tyre madje kërkojnë të klasifikojnë secilin biznes që do të organizonte një performancë të tillë si “biznes i orientuar kah seksualizmi”.
Rritja e numrit të projektligjeve anti-LGBTQ+ ka lënë disa aktivistë LGBTQ+ të shqetësuar se viti 2023 do të bëhet viti më i keq për një legjislacion të tillë në histori.