Nëse emonicionet qenkan shpirtërore, pse paska gjinia peshë?
F – 27 vjeç
Sikur t’kisha me e pasë ni podium ku bashkështetasit e mi, më japin një mundësi të vetme të sqarohem, dhe i rezistojnë tendencës me e përbuzë kategorikisht çështjen, at’herë ktë do thoja:
Nuk jam çu ni mëngjes edhe kom vendosë me dalë n’kundërshtim. Unë nuk kam qejf me ja prishë qejfin kërkujt. Karakteri jem osht asi personi që beson që ni fjalë e mirë ja ndreqë ditën dikujt. Nëse shof që ke ngecë diçka, kqyri me t’nimu. Nëse m’pëlqen ni ndryshim, qasje, fjalë ose gjest te ti e komplimentoj. As n’konflikte s’jam rahat, ndoshta edhe osht dobësi e jemja. Ose unë kam me u ni keq, ose ti. Patjetër që nuk jam gjith person i mirë, ama munohna me qenë.
Unë pëlqej femnat, edhe jam femën vet. Ama, nuk pëlqej femnat me ia prishë qejfin ndokujt. Jam e vetëdijshme se sa gabim, e pamoralshme, e pa fe osht për të tjerët.
Ja pse pëlqej femnat. Ni herë kam taku ni çikë. Kam ndëgju paraprakisht komente interesante për të, gjë që ka ndiku që unë me pasë përshtypje pozitive për to. Pastaj kemi pasë ni kontakt/bisedë t’shkurtë, ku ajo ka buzëqeshë. Qajo buzëqeshje bani që unë me qenë kurioze për to. M’ka intrigu si person qaq shumë, saqë dojsha t’nesërmen me e pa. Kur kisha fatin me e pa, ma ndreqke ditën. Dojsha edhe t’nesërmen tjetër me e pa. (S’kemi pasë shoqni, me e pa prej larg). U ba nevojë e jemja me e pa. Kurdo që e shifsha, nuk e kuptojsha çka ka ky person kaq t’veçant që m’len kaq shumë përshtypje. Për mu ka qenë shumë e veçantë. Ka qenë e thjeshtë, e meqme, e hareshme edhe mirë ndaj krejtve. Nëse nuk e shifsha, mu doke si ditë e humbun kot.
Kanë kalu muaj që ky person ka pasë këso ndikimi te unë. Para se me e taku këtë person, isha në nji periudhë t’vështirë, ku rrijsha veç mrena. Tash gjejsha çdo arsye me dalë jashtë. (Banojshmi në të njejtin konvikt).
Pastaj fillum me i frekuentu venet e njejta, ku u prezantum me njana tjetrën. Bisedat kanë rrjedhë lirshëm, përshkak se jemi persona shumë t’ngajshëm. U përafrumë shumë njana me tjetrën. Ka qenë nji lloj kimie që ka ba që me qenë t’rëndishme për njana tjetrën.
Çka po përpiqem me e sqaru është që ka qenë emocion i sinqert, që është zhvillu hap pas hapi.
Nuk jam qu ni mëngjes edhe kom vendosë me i dalë n’kundërshtim me shumicën e njërzve.
Fakti që diçka kaq e sinqert, kundërshtohet pa hapësirë sqarimi, pa pyetje, pa “do e vendosë vetën n’këpucët e tua”, osht njëra ndër arsyet pse unë mendoj që këto rregulla që i kemi si shoqni, se çka osht e mirë e çka osht e keqe, qenkan t’padrejta dhe jo t’logjikshme.
Nëse duhna me zgjedhë në mes të bindjeve të bartuna gjeneratë mas gjernerate se disa sene janë t’gabume sepse janë t’gabume dhe bindjes që emoncionet janë t’sinqerta edhe duhet të inkurajohen. Patjetër që do shkoj me emoncionet e sinqerta.
Sikur nji djal t’kish qenë n’pozitën tem, dhe gjithçka tjetër kish mbete e njejtë, dhe kurrfar aspekti i historisë sonë nuk ish ndryshu, ish pa si njëra ndër historitë ma t’bukura edhe t’pastërta.
Nëse emonicionet qenkan shpirtërore, pse paska gjinia peshë?
Ndër këshillat më t’mira që m’asht japë mu, kur kam qenë adoleshente asht:
“Vendose vetën n’këpucë të tjetrit.”