Palestinezët po i kërkojnë Sam Smith-it të tërhiqet nga koncerti i tyre në Izraelin aparteid
Të frymëzuar nga afrikano-jugorët e zinj që luftuan aparteidin*, palestinezët, duke përfshirë grupe queer dhe feministe, duke i rezistuar regjimit brutal të dhunës dhe shtypjes së Izraelit, u kanë bërë thirrje artistëve ndërkombëtarë që të mos performojnë në Izraelin e aparteidit, deri atëherë kur të respektohen të drejtat e tyre themelore. Sam Smith ka planifikuar ta kalojë vijën e piketave palestineze dhe të performojë në festivalin “Summer in the City”, që zhvillohet në rrënojat e fshatit palestinez Jarisa, i cili u spastrua etnikisht në fillim të luftës arabo-izraelite të vitit 1948. Shoqëria civile palestineze u bën thirrje artistëve që të tërhiqen nga performancat.
Posterat që reklamojnë paraqitjen e Sam në festival shfaqin flamuj ylber. Por regjimi i okupimit dhe aparteidi i Izraelit i ka nën shënjestër të gjithë palestinezët, përfshirë personat queer dhe trans. Ata janë njerëz që kanë vuajtur brutalizmin dhe zhvendosjen nga forcat izraelite. Flamujt e ylberit nuk mund të fshehin aparteidin izraelit, veçanërisht tani pasi palestinezët po përballen me barrën dhe shtypjen e qeverisë më raciste, fundamentaliste, seksiste dhe homo/trans-fobike që Izraeli pati ndonjëherë.
Policia e armatosur izraelite sulmoi mbrëmë sallën e lutjeve të xhamisë Al-Aksa në Jerusalem, duke sulmuar brutalisht besimtarët palestinezë për të dytën natë radhazi.
Videot nga vendi i shenjtë kanë filluar të shfaqen, duke treguar një skenë që të kujton natën e mëhershme, kur policia izraelite e armatosur me shkopinj, granata gazi lotsjellës dhe bomba tymuese, hyri në xhami dhe rrahu besimtarët, përfshirë këtu edhe gra.
Mjekët raportuan të paktën 158 palestinezë të plagosur në dhunën që pasoi, ndërsa qindra u arrestuan.
Një adoleshent, 14 vjeç, thuhet se është qëlluar në krah me municion të vërtetë pas një përplasjeje me forcat izraelite.
“Ka ndjenja të mëdha të shqetësimit në mesin e njerëzve këtu pasi ata e lidhin Ramazanin me kujtimet e dhunës,” raportoi Youmna ElSayed nga Al Jazeera nga Gaza.
Muaji i Ramazanit në vitet e fundit ka dëshmuarqë forcat izraelite sulmojnë adhuruesit në vendin e tretë më të shenjtë të Islamit dhe ipengojnë ata të kalojnë natën brenda xhamisë për Itikaf – praktika islame e kalimit të disa ditëve brenda një xhamie gjatë Ramazanit.
Organizatat queer palestineze po i rezistojnë aparteidit izraelit dhe po bëjnë thirrje për bojkot të Izraelit derisa të respektohen të drejtat e tyre themelore.
Si kolektiv dhe individë queer, solidarizohemi me palestinezët dhe kërkojmë nga Sam Smith të respektojë thirrjen palestineze dhe ta anulojë koncertin e planifikuar.
*Termi aparteid rrjedh nga aparteidi si sistem racist politiko-social në Afrikë të Jugut gjatë epokës së sundimit të pakicës së njerëzve të bardhë. Ky sistem detyroi diskriminimin racor ndaj njerëzve që nuk ishin të bardhë, dhe fokusohej kryesisht në ngjyrën e lëkurës dhe tiparet e fytyrës. Ka ndodhur në shekullin e njëzetë, nga viti 1948 deri në fillim të viteve 1990, dhe fjala aparteid në gjuhën afrikane do të thotë “distancim”.