Çifti gej diskriminohet nga stafi i Hotel Garden në Prishtinë
Një çift gej është diskriminuar duke kërkuar shërbim në Hotel Garden në Prishtinë.
Aktivisti Lend Mustafa ka ndarë një video në profilet e tij në rrjetet sociale të enjten me 25 gusht, në të cilën shihet një rast i diskriminimit ndaj një çifti gej të cilët po kërkonin shërbim në Hotel Garden në Prishtinë.
Në videon e ndarë nga Lendi shihet çifti i cili kërkon shërbim me çmimet e ofertës së hotelit për çifte, ndërsa punonjësja e hotelit refuzon të iu ofrojë atyre këtë shërbim duke mos e konsideruar çiftin si një çift romantik me që përbëhet prej dy burrave.
“Ofertat tona janë për çiftet mashkull – femër” dëgjohet punonjësja e hotelit duke ju drejtuar çiftit. Më pas ajo vazhdon duke i thënë kolegëve “Spo du me jau dhonë, pse me jau dhonë”.
Videon e plotë mund ta gjeni më poshtë.