Tu e lexu qitash
Departamenti i Psikologjisë i UP-së deklaron zyrtarisht se “Homoseksualiteti nuk është çrregullim mendor”

Departamenti i Psikologjisë i UP-së deklaron zyrtarisht se “Homoseksualiteti nuk është çrregullim mendor”

UP

Departamenti i Psikologjisë, Departamenti i Punës Sociale dhe Programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, kanë publikuar sot një deklaratë të përbashkët mbi diskursin institucional dhe publik lidhur me Draft Kodin Civil të Republikës së Kosovës.


Përmes kësaj deklarate, këto departamente të Fakultetit Filozofik kanë theksuar qartë se “duke qenë të përkushtuar në zbatimin e standardeve ndërkombëtare për promovimin e shkencës dhe përdorimin e provave shkencore në mbështetje të informimit të drejtë, avancimit të njohurive dhe formimit të vlerave të mira qytetare, deklarojmë se: Homoseksualiteti nuk është çrregullim mendor.”


Më tutje, deklarata potencon ndikimet negative të homofobisë dhe transfobisë në mirëqenien e personave LGBTIQ+, duke thënë se “provat shkencore dëshmojnë, se paragjykimet, stigma sociale, diskriminimi dhe dhuna e nxitur nga homofobia dhe transfobia ndikojnë në mirëqenien psikologjike, fizike, sociale, ekonomike të personave LGBTIQ+”


Përmes kësaj deklarate, Departamenti i Psikologjisë, Departamenti i Punës Sociale dhe Programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, u kanë bërë thirrje ligjvënësve dhe hartuesve të politikave nacionale që “të mbështesin zhvillimin e bazës ligjore dhe politikave publike, që janë në harmoni me të drejtat e njeriut, japin mundësi të barabarta dhe promovojnë ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët.”


Deklaratën e plotë mund ta gjeni në këtë vegzë.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top