Tu e lexu qitash
Duda Balje vazhdon me sulmet anti-LGBTQ+, deklaron se “Asnjë kosovar e boshnjak s’mund t’i pranojë martesat e tyre”
Nale Dheze

Duda Balje vazhdon me sulmet anti-LGBTQ+, deklaron se “Asnjë kosovar e boshnjak s’mund t’i pranojë martesat e tyre”

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, dhe deputete e Parlamentit të Kosovës, Duda Balje, ka vazhduar sulmet e saj të hapura anti-LGBTQ+.

Disa ditë pasi u deklarua kundër martesave mes seksit të njëjtë në Kosovë, ajo së fundmi në një intervistë për Periskopin ka insistuar në qëndrimin e vet që të mos lejohen martesat mes seksit të njëjtë në Kosovë.

Balje ka deklaruar se ky është një mendim personal i saj dhe sipas saj, Kosova ende nuk është gati për tranzicion të tillë.

‘’Me thënë të drejtën unë kam shkru në Facebook tem, mendimin tem personal, nuk kam shkru në emër të komisionit, por si një person dhe një deputete. Kjo çka kam publiku është një mendim, ku unë kam të drejtë me pasë një mendim. Komuniteti LGBTI duhet me qenë gati që nuk mund të mendojmë krejt si ata. Unë kam të drejtë për mendimin tem , unë e di që ne jemi shtet laik por unë nuk jam laik edhe unë në fakt edhe sa të jem me mendimin e njejtë unë nuk mundem me përkrah këtë sepse mendoj që ende nuk jemi gati’’, ka thënë Balje për Periskopin.

Në lidhje me thirrjen e Dylberizm-it për shkarkimin e saj, ajo ka deklaruar se nuk e ka marrë afër zemrës dhe se askush në Kosovë s’mund të pranoj martesa mes seksit të njëjtë.

‘’Për shkarkim s’kam pasë ndonjë emocion sepse kjo ka qenë nga disa NGO që financohen nga organizata edhe në fakt unë nuk e di nëse ata kanë të drejtë për me qenë pjesë e kodit civil, unë kam të drejtë të japë mendimin personal. Edhe sot unë jam t’u mendu njejtë, edhe sot mendoj që as në tradita e as në kulturë e as në fe, e asnjë kosovar e boshnjak ne nuk mundemi me pranu këtë.” ka përfunduar Balje.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top