Sa herë që e kom pa nji vajzë t’bukur unë gjith kam mendu me konë shoqe me to
F – 15 vjeç
Prej kur jom konë shumë e vogël unë gjith e kam pas ndjenjën që si djem, edhe vajzat jonë shumë të bukura. Sa herë që e kom pa nji vajzë t’bukur unë gjith kam mendu me konë shoqe me to.
Edhe tash e mendoj këtë sen po tash po e di se ky sen nuk osht vetëm shprehi, po osht diçka që m’krijon mua si një personalitet të veçantë.
Gjithmonë e kom fshehë faktin që jam bi në shoqni, se kam pas frikë se ndoshta nuk kanë me më përkrah. Kur kam qenë në klasën e 9-të i pyetsha shoqërinë se çka mendojnë për komunitetin LGBT, e përgjigjet e tyne kanë qenë gjithmonë komente negative si: krejt ata kanë me shku në ferr, Zoti ka kriju çikë e djalë për nji arsye e ajo osht me kriju familje, ai komunitet osht i smut, e shumë sene tjera. Ndoshta kjo osht arsyeja që s’kam mujt kurrë me i shpreh ndjenjat e mia.
Tash unë jam në gjimnaz edhe gjatë kohës së karantinës vjet, unë i kam mbledh forcat edhe jom pergatit për momentin që kam me i dal përballë shoqnisë edhe shumë krenare me ju thonë që jam bi.
Ditën e dytë të gjimnazit e takova një vajzë edhe na meniherë u bom shoqe, se kishim preferenca t’njëjta n’shumë sene. Dy muaj kalun e unë vendosa me i tregu se jom bi. Ma merrke mendja që ajo ka me m’kuptu. Kur erdh momenti me i tregu, nuk e keni idenë çfarë çlirimi ka qenë kur m’ka thanë që m’kupton edhe ka me m’mbështet. Ajo m’ka shty me ju tregu edhe dy shoqeve tjera, edhe ato dy shoqe që n’fillim kanë qenë homofobe, ja kom arrit qëllimin me ja ndrru mendjen.
Me i pas thanë vetës tem 14 vjeçare që shoqnia jote ka me të përkrah që je bi, s’kish mujt me e besu kurrë.