Deputetët brohorasin ndërsa senati i Italisë bllokon projektligjin për ta bërë dhunën anti-LGBTQ+ një krim urrejtjeje
Deputetët e gëzuar nga partitë politike të krahut të djathtë të Italisë qëndruan duke brohoritur dhe duartrokitur në festime pasi parlamenti hodhi poshtë një projektligj kundër dhunës dhe diskriminimit ndaj personave LGBTQ+.
Ligjvënësit në dhomën e lartë të senatit të Italisë hodhën poshtë të mërkurën një projekt-ligj që do të kishte kriminalizuar dhunën dhe gjuhën e urrejtjes kundër personave LGBTQ+ dhe personave me aftësi të kufizuara, si një goditje për luftën e vendit kundër diskriminimit.
I ashtuquajturi “Projektligji i Zanit” u hodh poshtë me 154 vota kundër dhe 131 për në senatin me 315 anëtarë pas një mocion për bllokimin e projektligjit u paraqit nga partitë politike të krahut të djathtë.
Legjislacioni do të kishte ndryshuar kodin penal të Italisë për ta bërë homofobinë një vepër penale duke ndaluar diskriminimin në bazë të seksit, orientimit seksual, gjinisë, identitetit gjinor dhe aftësisë së kufizuar.
Fillimisht u miratua në dhomën e ulët në nëntor 2020, mes thirrjeve për një ndryshim në ligj mbi rritjen e sulmeve të homofobisë dhe transfobisë në vend.
Por, pasi u rrëzua të mërkurën, çdo propozim për të futur krimet e urrejtjes lidhur me personat LGBTQ+ do të duhet të kalojë përsëri një cikël të plotë miratimi në parlament, i cili përfshin miratimin e tij në Dhomën e Ulët dhe Senat, që do të thotë se mund të duhen vite para se të bëhej ligj.
Videot nga senati që tregojnë ligjvënësit duke duartrokitur dhe brohoritur për të festuar bllokimin e mocionit kanë shkaktuar zemërim tek mbështetësit e projektligjit, të cilët e quajtën atë “të neveritshëm” dhe “të turpshëm”.
Duke e përshkruar vendimin si “një nga faqet më të këqija në historinë e republikës italiane”, Pina Picierno, një anëtare e Partisë Demokratike, tha se “frika dhe ruajtja” kishin mbizotëruar dhe u bëri thirrje njerëzve “të riparonin këtë turp”.
Kundërshtarët më të zëshëm të ligjeve të propozuara ishin partitë e djathta politike Liga e Veriut dhe partitë Vëllezërit e Italisë, si dhe Vatikani. Sipas kundërshtarëve, ligji do të rrezikonte lirinë e shprehjes dhe do të nxiste “propagandën homoseksuale” në shkolla.
Në qershor, Vatikani paraqiti një ankesë diplomatike të paprecedentë kundër projektligjit duke pretenduar se shkelte traktatin dypalësh midis Italisë dhe Selisë së Shenjtë, Konkordatit. Vendi ngriti frikën se katolikët mund të ndiqen penalisht për të shprehur mendimet e tyre.
Udhëheqësi i Ligës së ekstremit të djathtë Matteo Salvini përshëndeti vendimin, duke thënë se projektligji nuk arriti të mbështetej për shkak të papërkulshmërisë në përmbajtjen e ligjit.
“Ata u thanë jo të gjitha propozimeve të kompromisit, përfshirë ato të propozuara nga Ati i Shenjtë (Papa Françesku), nga shoqatat dhe nga shumë familje”, tha Salvini.
Simone Pillon, senator i ligës dhe themeluesi i Family Day tha: “Tung tung Zan. Ka ende shpresë në Itali”.
Por ministri i jashtëm Luigi di Maio i Lëvizjes Pesë Yjet e quajti një “turp” që ligji dështoi dhe tha se diskriminimi i personave gej vazhdon në shoqërinë italiane.