“Grrrifshat” grrithin historinë në Tiranë
Për herë të parë në Tiranë, është krijuar një grup drag, i quajtur “Grrrifshat” nga dy mbretëresha drag. Edhe pse, tash e disa muaj janë organizuar disa drag shou, dhe nuk ka munguar prezenca televizive e performueseve drag më parë, kjo është hera e parë që krijohet një grup i tillë drag në Shqipëri.
“Grrifshat” po grrithin homofobinë e transfobinë, heteronormativitetin, patriarkatin e çdo shtypje tjetër përmes performancave mbresëlënëse.
D’VORAH dhe A.G.I janë dy perfomueset drag që e kanë themeluar këto grup. Ato kanë performuar disa herë në skenat e Tiranës. Drag-u i tyre varion nga stili goth, anime e deri te ai tradicional. Ato janë jashtëzakonisht të talentuara, të mbushura me sharm, shades, energji dhe personalite që ngacmojnë dashurinë dhe epshin seksual.
“Grrrifshat” do të vazhdojnë të organizojnë aktivitete të ndryshme për të vazhduar shkrimin e historisë duke bashkuar personat queer dhe mbështetësit në Tiranë. Deri tani, ato kanë bashkëpunuar me Aleanca LGBT dhe ky bashkëpunim do vazhdojë të kontribuojë në skenën kulturore queer tiranase.
Në këto foto mund t’i shihni ato dhe shkëlqimin e tyre. Për këtë foto-sesion, ato i kanë krijuar vet veshjet e tyre, kurse për makeup-in është përkujdesur mbretëresha drag Vezirja, e cila nuk heziton t’i përkrah motrat e saj të reja. Fotot janë realizuar nga Serxho.
“Grrrifshat” mund t’i gjeni në faqen e tyre në Instagram me po këtë emër. Ato grrithin, por grrithja e tyre nuk harrohet.