Sipas shkencës, homofobët kanë më shumë gjasa të kenë nivel më të ulët të inteligjencës
Është gjetur një lidhje shkencore mes niveleve të ulëta të inteligjencës konjitive dhe të qenurit homofob.
Studiuesit e Universitetit të Queensland të Australisë, kanë nxjerrë ndërlidhje mes personave me koeficient inteligjence (KI) të ulët dhe atyre që shfaqin pikëpamje fanatike dhe paragjykuese.
Sipas shkencëtarëve, ky studim është i pari që bën lidhjen mes aftësisë së ulët konjitive dhe homofobisë.
Duke studiuar nga afër 11,564 australianë, kërkuesit hulumtuan mbi të dhënat e vitit 2012 të HILDA-s, një studim që shqyrton dinamikat e ekonomive shtëpiake, të ardhurave vetjake dhe punës për të dhënë një ide të përgjithshme të mirëqenies ekonomike dhe personale të vendit.
Skuadra e kërkuesve përdori të dhënat e pyetësorit HILDA për të vlerësuar inteligjencën konjitive: matjet e aftësisë së personit për të zgjidhur probleme, për të gjykuar drejt si dhe aftësitë e tyre verbale e numerike.
Instituti i Kërkimit i Shkencave Sociale shqyrtuan gjithashtu edhe pyetësorin HILDA për vitin 2015 që pyeste pjesëmarrësit rreth qëndrimeve të tyre kundrejt të drejtave LGBTQ+.
Ky pyetësor shtronte pyetjen se sa pro ose kundër të anketuarit ishin ndaj fjalisë: “Çiftet homoseksuale duhet të kenë të drejta të njëjta ashtu si çiftet heteroseksuale.”
Gjatë procesit të krahasimit të të dy grupimeve të të dhënave, kërkuesit zbuluan se sa me e ulët që ishte niveli i inteligjencës konjitive, po aq ishin mundësitë që personat e testuar të ishin homofobë.
“Aftësitë e larta konjitive çojnë drejt niveleve më të ulëta të paragjykimit,” u vu në dukje nga shkencëtarët të cilët më pas shtuan: “Edukimi është pjesërisht ndërmjetësues për t’i kultivuar këto aftësi, por nuk është faktor rregullues.”
Kjo lidhje dukej qartë që në vlerësimet paraprake të aftësive verbale të të anketuarve dhe mbeti pothuajse e pandryshuar edhe kur shkencëtarët shtuan variabla të tjerë në eksperiment, si për shembull nivelin e edukimit të të anketuarve apo statusin socio-ekonomik të tyre.
Është gjerësisht e ditur, se aftësitë konjitive të dobëta lidhen ngushtë me sjelljet paragjykuese dhe jobarazitare. Ajo që ky kërkim shkencor i shton këtyre njohurive ekzistuese është një analizë për herë të parë e marrëdhënies së aftësive konjitive dhe sjelljeve kundrejt problematikave LGBTQ+. Individët me aftësi të dobëta konjitive kanë më pak gjasa të mbështesin të drejta të barabarta për çiftet të së njëjtit seks.
“Rezultatet tona sugjerojnë se aftësitë konjitive luajnë një rol kritik, prandaj edhe të nënvlerësuar, në sjelljet paragjykuese,” përfunduan ata.
“Vazhdimisht, ne rekomandojmë një vëmendje të shtuar në fushat kërkimore për sa i përket aftësive konjitive dhe integrimit të tyre në modelet paragjykuese.”