Shkupi mbajti Paradën e dytë të Krenarisë
Qindra njerëz duke përfshirë Presidentin Stevo Pendarovski marshuan në paradën e Krenarisë së Shkupit në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, të shtunën me 26 qershor.
Ishte hera e dytë që organizatorët e vendit fqinj me rreth 2 milion banorë kishin organizuar ngjarjen.
Përveç Presidentit Pendarovski dhe gruas së tij, morën pjesë edhe disa ministra të tjerë të kabinetit.
Kryeministri Zoran Zaev shprehu mbështetje për ngjarjen e Krenarisë, e cila feston diversitetin dhe barazinë, përmes profilit të tij në Facebook.
“Komuniteti LGBT ka mbështetjen e qeverisë dhe timen në mbrojtjen e barazisë, e cila është manifestuar lirshëm në shoqërinë tonë të barabartë në vitet e fundit dhe në hapësirën publike në Shkup nga organizata e Krenarisë,” tha Zaev.
Parada u organizua nga Rrjeti Kombëtar Kundër Homofobisë dhe Transfobisë. Pjesëmarrësit mbanin flamuj të ylberit dhe banera me fraza si “Mjaft fshehur”.
Një incident është raportuar në Dylberizm, ku një aktivist queer nga Shkupi është sulmuar nga një grup i të rinjve, pas pjesëmarrjes në Paradën e Krenarisë. Rasti është raportuar në Polici dhe të rinjët janë arrestuar menjëherë nga Policia.
Kolona e disa qindra njerëzve marshoi nga afër parlamentit për në Parkun e qytetit afër Stadiumit Kombëtar Todor Proeski për një shfaqje muzikore dhe kulturore.
Këngëtarja e njohur shqiptare Tuna Sejdiu ka qenë njëra ndër artistët që kanë performuar për pjesëmarrësit.
Parada e parë e Krenarisë e Maqedonisë së Veriut u mbajt në 2019 por tubimi i vitit të kaluar u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit.