Lesbike lind, nuk bëhesh.
F – 25 vjeç
Jam një vajzë nga Tirana. Që në moshë të vogël mu dukej vetja e çuditshme, shikoja motrën që luante me kukulla dhe unë që doja të luaja me pistoleta dhe futboll. Këto kanë qenë shenja që isha ndryshe por si kuptoja. Më vonë filloi koha e internetit dhe e gjeta vetën tek fjala “lesbike”.
Lufta më e vështirë ishte të pranoja vetën pastaj të luftoja për vetën time. Pasi e pranova vetën fillova të hapesha me shoqërinë dhe asnjëherë skam pas bullizëm nga ana e tyre por pjesa më e vështirë që e kam vuajt me vetën time më shumë ka qenë në aspektin familjar sepse gjithmonë thoja me vete që do më vrasin pasi vij nga një familje me mentalitet… por jo… në momentin që mora forcë tu tregoja çdo gjë nuk më interesonte edhe nëse më vrisnin por t’paktën të jetoja thjesht 2 minuta e lirë. Jam me fat që kam një familje kaq perfekte. Më kanë mbështetur dhe kurrë s’më kanë bërë presion.
Gjatë kohës që bëja “luftën” me familjen kisha krijuar një lidhje me një femër nga Kosova. Një lidhje 4 vjeçare por që mbaroi pasi kuptova që më shumë e shihja si shoqe sesa si partnere. Dashurinë e vërtetë e gjeta tek një femër tjetër po nga Kosova, pata lidhje me të dhe në momentin që bëra çdo gjë gati për të jetuar në Kosovë me të, ajo më tregon që ishte e martuar dhe që burrin e kishte jashtë pa letra. Kishte dhe një vajzë që ma kishte prezantuar si mbesën e vet. Nuk më ka lënë vend për dyshime sepse asnjëherë nuk i mbante gjërat e dukatit të martesës por mbante dhuratat që i kisha bërë unë. Ka pak kohë që jam ndarë…. nuk jam aspak mirë por shpresoj të gjej një femër që t’më dojë dhe të ketë dëshirë për të ecur përpara bashkë. Nuk pretendoj të gjej dashurinë e jetës sepse e kam kaluar atë pjesë dhe unë jam njeri që besoj që dashuria e vërtet ndodh vetëm njëherë në jetë.
Kisha një thirrje për femrat sepse kam parë shumë femra që sillen si lesbike dhe këtej shkojnë me meshkuj për lek, kjo gjë ndodh edhe në Kosovë por edhe në Shqipëri. Lesbike lind, nuk bëhesh.
Kam shumë gjëra për të thënë por kaq mjafton.