Dylberat u kujtojnë partive politike se “LGBTIQ VOTON”
15/02/2021
Të shtunën me 13 shkurt, një ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend, Dylberizm ka vizituar selitë e partive politike në Prishtinë të cilët po garojnë me kandidatët e tyre për të fituar ulëse në parlament, kandidatë të cilët do të i përfaqësojnë nevojat e qytetarëve kosovarë.
Vizita është bërë me qëllim që të u kujtojmë partive politike se LGBTIQ voton. Ata/ato që nuk u përmendën as edhe njëherë nga asnjë prej tyre, nesër do të dalin në qendrat e votimin. Ne ju kemi dëgju, ne ju kemi përcjellë, dhe ne ju kemi mbajtë mend.
Nuk ka barazi, derisa të gjithë jemi të barabartë. #LGBTIQVOTON
Etiketat
0
Shpërndarje
0
Shpërndarjet