Krejt pahiri, i saw this girl. She was damn beautiful.
F – 19 vjeç
Po du me nda storien tem se erdh dita ku po ndihna shumë e lumtur se kom arritë me pranu vetën po edhe me come out në familje edhe te ni pjesë e shoqnisë.
Fjali që e kom shkrujt para dy viteve sepse përnime dojsha me u hap e me u njoftu me komunitetin po ende nuk isha e gatshme. Kanë ndryshu shumë shumë sene prej asaj kohe edhe po shkruj se sot jom shumë krenare me qenë pjesë e komunitetit.
Storia jem: Ja kom nis me kuptu që diçka po shkon ndryshe kur i kom pas 15 vjet edhe e kom vrejt që nuk po m’tërhekin seksualisht djemtë, ama jom ka e marr një ndjenjë shumë ma të veçantë prej çikave. Nuk e kom ditë çka o ka ndodh, jom ballafaqu ni kohë shumë gjatë, m’shkojke në mendje që mundem mos me qenë heteroseksuale po nuk mujsha as me pranu që po e mendoj duke u bazu që jom rritë me një familje kryesisht homofoba.
Kaloi kohë e gjatë edhe krejt vetë arrita me pa e me kuptu që osht okay me pranu veten edhe vendosa me label vetën si lesbian. Motrën e kom open-minded edhe masi e majta në veti faktin që m’pëlqejnë çikat për 2 vjet e gjysë, kom vendos me i tregu edhe m’ka përkrah shumë – damn I am lucky! Mas ni kohe i kom tregu shoqes të ngusht që m’ka nimu shumë e m’ka inkuraju me come out edhe në ni pjesë të shoqnisë. Problemi u konë në familje. E kom ditë që nuk kanë me u konë okay ama pata vendos me i tregu, nuk mujsha me e mbajt në vete. Kom shku me idenë se ma mirë me jetu ni realitet që se pranojnë se me i rrejt krejt kohën e me ja shkatrru jetën vetit me një jetë që nuk më bon me u konë e lumtur…
E gjeta forcën edhe dola para prindve tu u dridhë e tu m’shku lot. Asniherë nuk kom kajt ma shumë se at’ natë. I tregova krejt qysh po ndihna. Jonë çuditë, jonë dëshpëru, jonë munu me më kuptu ama nuk e kanë kuptu. Kanë mendu që osht fazë edhe m’kanë jep presion tepër të madh, mi kanë thonë fjaëlt që nuk thuhen. Krejt kto fjalë e mënyra e qasjes së prindve më ka ndiku tepër, menojsha edhe unë që osht fazë.
Vendosën me bisedu me një psikolog tu pritë ndryshim, ama psikologu me shpresën që jom në pubertet edhe krejt kjo ka me ndrru se veç kam qenë e ndikume prej seneve t’gabume. Psikologu ja jepi t’kundertën, ju boni me dije që duhen me qenë krenar që kom qenë e guximshme me dal përpara e me fol me ta. Ajo bisedë m’ka motivu shumë me fitu prap besim në veti edhe mos me u ndiku prej rrethit homofob.
Gjatë kohës kur kom come out, ja pata nisë me dalë në dates me ni çikë,I really liked her. I kena pas do amazing memories. Komplikime bla bla bla edhe vendosëm mos me pas kurgjo ma shumë se shoqni. Nuk u konë çka unë kom dasht’ edhe m’ka dhimtë, plus presioni në shpi, atmosfera që m’hajke. Mu kanë grumbullu shumë sene edhe si përfundim, jom konë mentally shumë keq për ni kohë të gjatë, nuk kisha dashni n’veti edhe nuk isha njeri që qelna te askush. I had some hard times që jom shumë grateful që i kom kalu.
Kaloi ni kohë, dilsha n‘meaningless dates. Nuk m’pëlqejke kërrkush, not the right ones. Pjesa e mirë që ja nisa me u fokusu n’veti, me bo çka e du me gjithë zëmer, që m’kanë ndihmu shumë. Kaloi ni kohë, kesh tu u ni ma mirë, po prapë diçka mungojke.
M’mungojke qajo dashnia që m’ka ardhë kur nuk e kom pritë hiç, po në momentin kur kom pas ma s’shumti nevojë për ta. E tash osht pjesa ku tregoj qysh m’ka ndrru jeta për t’mirë. hehe.
Krejt pahiri, i saw this girl. She was damn beautiful. M’ka add n’social media. She really got my attention edhe pap pap, ja kena nisë me fol. Sa herë folsha thojsha hajde qitash ki me thonë diçka që ka me u konë tepër wrong edhe s’ka me shku mirë, po damn, she is perfect. Hala s’kom pa njeri me zemër ma pure. I am getting butterflies ka po shkruj për ta e po keshi si gllup.
Kemi fillu me folë gjatë gjithë kohës edhe çdo ditë tu ra ma shumë n’dashni me ta. Krejt kohën e kom në mendje, çdo kangë, çdo ushim, çdo rrugë kur po kaloj rreth qytetit. M’kujtohen sene t’mira, që i boj bashkë me ta. S’kom fjalë me tregu sa shumë e du. M’bon me u ni safe, po m’bon me dasht’ e me punu ma shumë për vetën.
First date kur e kena pas mas ni kohe që kemi fol me njona tjetrën online, m’ka vetë if I wanted to be her gf, edhe me krejt zemër pa mendu dy herë I kom thonë po. Njeri po e dike kur po e shihke dashninë me sy. Kur e kom ata përpara, kurrgjo ma shumë ska rëndësi, veç ajo mu konë e lumtur. As I write my story, jom tu e pa veten tu u bo the most romantic person, që ndoshta najkujt i doket cringe po çka me bo, shumë po e du. She is smart, funny, the way she cares about animals osht adorable, çfarë empathy ka, damn damn, me ja nisë me i përmen krejt t’mirat nuk di me u nalë se nuk kanë fund.
N’netët kur m’nxen gjumi në kraht e saj, tu ja ni erën e saj të veçantë, don me m’dal zemra prej lumturisë. M’ka ndihmu me u hap shumë ma shumë e me u ni rahat me veten. Nuk m’vjen marre me ja kap dorën e me puth në mes të rrugës, e para disa viteve m’vike marre edhe me mendu faktin që jom queer.
E di që ajo ka me i lexu këto fjalë, e ndoshta ka lot n’sy prej gzimit që më në fund gjeta guxim me nda storien tem me juve. Asaj i thom çdo ditë, e edhe sot po i thom prapë, që I am lucky to have you in my life, e gjithmonë t’pafsha tu kesh. Happy anniversary cute face.
Për krejt juve t’komunitetit kom shumë dashni e respekt, edhe ju inkurajoj me u konë t’fortë.
Diçka që më ka ndihmu mu, e po shpresoj që ju ndihmon edhe juve: nëse nuk keni come out te askush, mundohuni me gjetë vetëm ni person, nuk keni me pas idenë sa ma shumë si vetja ndiheni, Po edhe nëse nuk e gjeni, mos e mbani mrena. Shkruni, knoni, vizatoni, bërtitni, vetëm gjejeni mënyren e juj edhe lejeni jashtë – shlirim i shpirtit.
Shumë dashni ❤