Tu e lexu qitash
E kom njoftu si femnën teme para krejt familjes edhe shoqnisë
Nale Dheze

E kom njoftu si femnën teme para krejt familjes edhe shoqnisë

F – 19 vjeç

Jom ni femën 19 vjeçare. Jetoj n’Kosovë. Unë jom lesbike. Për mu e din familja edhe shoqnia, nuk osht që m’kanë pritë keq kur ju kom thonë se m’kanë kuptu tepër edhe jonë shumë open minded, amo e du ni femën qe 5 vjet me thonë. Edhe ajo e ka ditë për mu jemi konë shoqe amo veç kemi fol n’rrugë ose kur jemi pa diku, s’kemi pas kontakt. Eh, qe 2 vite t’fundit kena bo shoqni ma shumë, deri n’atë pikën që unë ja kom shpreh që o tu m’pëlqy, edhe t’njejtën kohë mu ka shpreh edhe ajo mu, edhe m’ka thonë gjithë që se ka problem edhe mu njofu me familjen.

Edhe unë ato e kom njoftu si femnën teme para krejt familjes edhe shoqnisë. Krejt e kanë pritë mirë edhe e kanë dasht’. Edhe ajo ju ka tregu veç shoqnisë se niherë thojke osht herët për me e ditë familja e vet. Edhe i kom thonë që kur je ti e gatshme, so problem. Po dikur, kur senet kenë tu ec shumë mirë, m’ka thonë që osht e gatshme m’ju kallxu familjes t’vet për mu, edhe m’ka thonë mu kishe ju ka tregu, edhe tha na ka met veç me dal bashkë me familjen e saj. Kur jom dal me to, me familjen e saj, ju ka thonë që kjo o shoqja jem e ngushtë që ju përmeni ton kohën, pata qef me ju njoftu. Unë apet nuk reagova kurgjo, po diçka që m’ka vra, ju tha që unë jom e fejume me ni djalë vetëm për mos me dyshu familja e saj, e unë tu dasht’ me u feju me kto.

Diqysh, e ka mshef vetën çka o, edhe para familjes normal osht e drejtë e gjithkujt, po m’thojke jom e gatshme. Kur kaloi 1 javë, 2 javë, mo nuk mu lajmrojke. Ja nisi me u ftofë. E pata thirr mamin e vet që me i tregu se jom tu ardh veç me e pa.

Kur shkova, i thash kom ardh veç me t’pa. Ajo ja nisi tu m’bërtit para familjes t’vet që unë po rri me shoqe tjera, e kishe s’po i jap vëmendje. Dojke me m’largu me t’keq në sy t’familjes t’vet. Jom ni shumë keq që femna jeme me ma bo qito, mas ton atyne planeve e përjetimeve. Jemi konë bashkë 2 vjet edhe krejt kohën jemi dal. Ka ardh te unë ka bujt, e shumë sene e n’fund me ma bo qito…

Unë e kom kuptu që dashnia osht ni sen që si besohet gjithkujt. E kom pas problem masanej n’familje masi jom nda me to. M’thojshin fjalë t’rona e kom ra n’depresion. Nuk e di, kisha pas qef me m’nimu me naj kshillë personale. 

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top